E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra Norvegji, i ati i vrasësit i shokuar

I ati i norvegjezit, të akuzuar për sulmet që lanë të vdekur të paktën 92 persona në Norvegji, ka thënë se është shokuar kur ka mësuar lajmin e përfshirjes së djalit të tij në këtë masakër.
“Po lexoja gazetat në internet, dhe papritmas e pashë emrin dhe fotografinë e tij”, është shprehur babai i Anders Behring Breivik. Ai ka theksuar se ende nuk e ka marrë veten nga ky lajm shokues.
Ai është intervistuar në Francë, ku edhe jeton.
I ati i sulmuesit, është pensionist dhe ka thënë se nuk ka pasur kontakte me të birin që nga viti 1995.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›