E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton: Rezolutë për mosmarrëveshjen e Detit Jugor

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, paralajmëroi se mosmarrëveshja territoriale në lidhje me burimet potenciale të Detit Jugor të Kinës po del jashtë kontrollit.
Klinton, e cila ndodhet në Bali për të marrë pjesë në konferencën e Azisë për sigurinë, ka bërë thirrje për një rezolutë urgjente mes shteteve që kanë mosmarrëveshje mes tyre.
Kina pretendon në pronësinë e tërë detit, por kjo kontestohet nga Brunei, Malejzia, Vietnami, Filipinet dhe Tajvani.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›