Gadafi: Nuk do të dorëzohemi!

Lideri i Libisë, Moamer Gadafi, u zotua se do të luftojë deri në vdekje, gjatë një fjalimi që erdhi në kohën bombardimeve të NATO-s në kryeqytetin Tripoli.
Zëri i Gadafit u dëgjua papritmas në televizionet libiane gjatë pasdites të së martës, pas 30 sulmeve të para të NATO-s në Tripoli.
“Ne nuk do të përulemi” dhe “Ne nuk do të dorëzohemi”, mendohen të kenë qenë zotimet e Gadafit.