E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel-Obama, takim në Shtëpinë e Bardhë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një vizite zyrtare që parashikon një seri bisedimesh me presidentin Barack Obama.
Axhenda e vizitës parashikon një bisedë kokë më kokë mes dy liderëve, që më pas do të zgjerohet me pjesëmarrjen e delegacioneve përkatëse.

Obama dhe Merkel do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, ku do të marrin pjesë edhe zëvendës presidenti Joe Biden dhe sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në qendër të bisedimeve do të jenë çështjet ushtarake dhe bashkëpunimi ekonomik.

Gjermania është i vetmi vend, të paktën në Evropë, që ka lënë pas krizën financiare dhe po sheh një rritje të ekonomisë dhe eksporteve të saj.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›