Nga vërshimet në Kinë, humbin jetën 21 njerëz

Nga vërshimet që kanë prekur zonat në jugperëndim të Kinës, kanë humbur jetën 21 njerëz, ndërsa vazhdojnë të mungojnë 37 të tjerë, njoftuan autoritetet kineze.
Vdekjet e 21 personave janë raportuar në Gizhu në krahinën Vangmo, ku vazhdojnë të jenë të zhdukur 31 të tjerë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
45 mijë shtëpi të zonës Vangmo janë evakuuar të hënën, kanë bërë të ditur përfaqësues të zyrës shtetërore për parandalimin e vërshimeve. Këto vërshime kanë përmbytur 800 shtëpi, ndërsa kanë dëmtuar rreth 5 mijë të tjera.