Gadafi mesazh audio, thirrje për luftë

“Nuk është e mundur t`ia lëmë Libinë kolonizatorëve, do të luftojmë deri në fitore”. Ky ka qenë mesazhi i ri i kolonelit libian, Muamar Gadafi.
Mesazhi i tij është shfaqur sërish në televizionin sirian Al-Rai, sipas së cilit ai nuk është shfaqur në video për shkak të sigurisë.
Videoja ka thënë pronari i kanalit televiziv, që javët e kaluara ka shpërndarë mesazhe audio të kolonelit, ka dashur të shfaqë liderin libian duke i folur popullit të vet.