E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësohet ministri që quajti Fukushimën: "qytet të vdekur"

Kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda, ka emëruar ish-zëdhënësin e lartë të qeverisë, Jukio Edano, në postin e Ministrit të Tregtisë.

Edano ka rritur reputacionin si shef për publikun në periudhën pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit, fatkeqësi që shkaktuan krizë bërthamore përreth centralit Fukushima.

Ministri i mëparshëm i Tregtisë, Hahiro Joshio, ka dhënë dorëheqje të shtunën, pasi ka quajtur "qytet të vdekur" zonën përreth Fukushimës.

Ministria e Tregtisë në Japoni, gjithashtu mbikëqyr politikën energjetike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›