E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi nuk është i gatshëm të largohet

Zyrtarët e Libisë i thanë diplomatit rus Mihajl Margelov se Muamer Gadafit “nuk është i gatshëm” që të lë pushtetin.

Agjencia ruse e lajmeve citoi deklaratën e bërë nga Margelov, i dërguari i presidentit Medvdedev në Afrikë, pas bisedimeve që ai pati në Tripoli me ministrin e jashtëm të Libisë, Abdelati al-Obeidi.

Margelov, i cili javën e kaluar udhëtoi në Bengazi, qytet ky që po kontrollohet nga kryengritësit libianë, tha se Rusia do të përgatisë një “plan” për zgjidhjen e konfliktit.

Ndërkohë, NATO ka kryer një seri sulmesh ajrore, që duket se kishin në shënjestër zonat afër kompleksit të Gadafit në Tripoli. Shefi i NATO-s, Anders Fog Rasmusen tha sot se aleanca ka “penguar një masakër” në Libi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›