E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 të arrestuar për terrorizëm në Austri

Policia austriake thotë se ka arrestuar katër persona të dyshuar për terrorizëm, përfshirë edhe edhe tre që ishin rrugës për në kampin e trajnimit në Afganistan dhe Pakistan.
Ministria e brendshme ka thënë sot se tre rekrutë janë arrestuar të mërkurën në aeroportin e Vjenës.

Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe një 25 vjeçar austriak i konvertuar në islam dhe një burrë e një grua që janë në të 20-at e tyre, që të dy me status refugjati në Austri.

Autoritetet austriake kanë thënë se një nga ta është me origjinë çeçene. Një i dyshuar i katërt, austriak që gjithashtu është konvertuar në islam, është arrestuar pothuajse në të njejtën kohë në Vjenë me dyshimin se ishte duke rekrutuar persona për kampet e trajnimit të terroristëve në Afganistan dhe Pakistan dhe se ka financuar organizatën e muxhahejdinëve të talibanëve në Gjermani.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›