E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia-Kina, shtyjnë marrëveshjen për gazin

Rusia dhe Kina kanë shtyre nënshkrimin e një marrëveshjeje për furnizimin e Kinës me gaz natyror pasi nuk rane ne nje marreveshje për çmimin.

Presidenti rus, Dimitrij Medvedev njoftoi shtyrjen pas bisedave me homologun kinez Hu Xhintao në Kremlin.

Në vitin 2010, kompania shtetërore ruse Gazprom dhe kompania kombëtare kineze Petroleum u pajtuan që të nisin furnizimet përmes gazjesllësit Altai, që do të duhej të ndërtohej deri në vitin 2015.

Të dy liderët u pajtuan se Irani ka të drejtë që të përdorë energjinë bërthamore për qëllime paqësore. Ata, po ashtu në një deklaratë të përbashkët, thanë se janë të gatshëm që të bashkëpuojnë me partnered e tjerë, për të rinisur bisedimet me Korenë Veriore.

Nga Moska, të dy liderët udhëtojnë për në Shën Petërsburg, në forumin vjetor ekonomik të Rusisë, në të cilin Hu është i ftuar nderi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›