E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papandreu: Duhet të shpëtojmë Greqinë

Kriza e thellë greke vazhdon të përshkallëzohet, si në planin ekonomik po ashtu edhe në atë politik. Pasi ditën djeshme dështoi një nismë e kryeministrit Papandreu për krijimin e një kabineti qeveritar me një bazë të gjerë politike e cila do të ishte qeveri e unitetit kombëtar, ditën e sotme disa deputetë të Partisë Socialiste të Papandreut, dhanë dorëheqjen.
 

Pasditen e së enjtes, kryeministri Papandreu ka thirrur në një mbledhje grupin e tij parlamentar për të diskutuar rreth fatit të kabinetit të ri qeveritar. Po ashtu edhe partia kryesore e opozitës, “Demokracia e Re” thërret grupin parlamentar. Ditën e diel, Papandreu do të kërkojë nga Parlamenti votëbesim për planin e shpëtimit që lidhet me një sërë reformash të cilat janë kërkuar edhe nga Unioni Europian si dhe FMN.
Komisioneri për çështjet ekonomike Oli Rehn I bëri apel spektrit politik grek të vënë interesat e kombit mbi gjithcka dhe të arrijnë akord për daljen nga kriza. Po ashtu, ai u tregua optimist se BE do të arrijë të ndërhyjë për të shmangur kolapsin e ekonomisë greke. Sipas Rehn, pritet të vihet në jetë plani me dy faza, ku në faqen e parë do të akordohen 12 miliardë euro ndërsa pritet që në 11 korrik të kalohet një tjetër paketë ndihme për Greqinë.

Ndërsa nga ana e tij, presidenti i vendit Papulias bëri apel që "kriza financiare të mos kthehet në krizë të demokracisë".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›