Shtëpia e Bardhë: Emërimi i Zavahrit, nuk përbën lajm

Shtëpia e Bardhë ka thënë se vendosja e Ajman al-Zavahrit në krye të Al Kaidës, si pasardhës i Osama bin Ladenit, nuk është befasuese.
“Sigurisht se nuk është befasi”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Kerni, i pyetur nga gazetarët që të komentojë lajmin se Zavahri ka marrë komandën e Al Kaidës, pas vrasjes së bin Ladenit nga SHBA, në muajin maj në Pakistan.