Çështja e emrit, Ivanov: Greqia të sillet në mënyrë europiane

Presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov i bëri thirrje Greqisë të sillet në mënyrë europiane , lidhur me çështjen e emrit. Ivanov theksoi se vendet anëtare të BE-së duhet të sillen në mënyrë evropiane ndaj vendeve kandidatë, ashtu siç ndodhi me problemin slloveno-kroat.
"Ne vazhdimisht theksojmë problemin që kishin Sllovenia dhe Kroacia dhe si ata gjetën zgjidhje të përbashkët. I referohemi kësaj përvojë dhe kërkojmë që secila anëtare e BE-së ndaj vendeve kandidatë të sillet në mënyrë evropiane. Këtë e kërkojmë edhe nga Greqia, si anëtare e BE-së me Maqedoninë si vend-kandidat të sillet në mënyrë evropiane", tha Ivanov.
Sipas mediave maqedonase Ivanov i bëri këto komente në konferencën e përbashkët për shtyp në të cilën morën pjesë presidentët e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe ai i Serbisë, Boris Tadiç.