OSBE Bjellorusisë, të ndaloj shtypja ndaj medias

Përfaqësuesja e OSBE-së për Liri të Mediave sot i ka kërkuar Presidentit bjellorus, Aleksander Llukashenko që të ndaloj represionin ndaj mediave pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 19 dhjetor.
Në një letër dërguar Llukashenkos, Dunja Mijatoviq, i ka kërkuar qeverisë bjelloruse që “të mbroj çdo punonjës të mediave nga frika, ndejkja penale dhe administrative, burgosja, dhuna, tortura në objektet e paraburgimit dhe mbyllja e kompanive mediatike”.
Mijatoviq e ka dënuar dhunën e fundit policore kundër gazetarëve të bërë gjatë 29 qershorit, gjatë së ciles 12 gazetarë janë arrestuar apo sulmuar.