E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska kundër rezolutës për Sirinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, sot ka përsëritur që Moska është kundër një rezolute të Këshillit të Sigurisë së OKB-së për Sirinë.

Rezoluta, e cila ishte hartuar nga Franca, Britania dhe Gjermania, e dënon qeverinë siriane për shtypjen e protestave të opozitës.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Rusia dhe Kina, e kundërshtojnë rezolutën.

Lavrov sot i ka bërë thirrje opozitës siriane që të mbajë bisedime me liderët e shtetit të tyre, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të hequr dore nga pushteti liderin sirian, Bashar al Asad, do të ketë pasoja të rrezikshme.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›