E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaddafi zhvendoset ne shkretëtirë?

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 19:30

Lideri i Libisë, Muammar Gaddafi, wshtë larguar nga vendi drejt një destinacioni të panjohur, por mendohet të jetë në shkretëtirë, rreth 400 km larg kryeqytetit Tripoli.

Kjo është ajo çka bëjnë të ditur forcat kryengritëse të grupit "Intifada e 17 shkurtit" në faqen e tyre Facebook.

Mes të tjerash, në faqen e internetit lëvizja bën të ditur gjithashtu se 17 maji do të jetë dita e zemërimit në të gjithë qytetin e Tripolit.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë reagim mbi largimin e Gaddafit nga autoritetet zyrtare.

Ndërkohë që në lidhje më Libinë ka dhënë një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, gjatë së cilës ka kërkuar armëpushimin e menjëhershëm.

Ban Ki Moon ka bërë një apel për të ndalur menjëherë luftimet në Misrata dhe në të gjithë Libinë , duke nënvizuar edhe rëndësinë për të vazhduar dialogun politik në mënyrë paqësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›