E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjatë viteve të ardhshme, Ballkani rrezikohet nga tërmetet

BEOGRAD- Pas tërmeteve të fuqishme në Haiti e Kili, drejtoresha e Institutit Sizmiologjik serb, Sllavica Radovanovic deklaroi për gazetën serbe "Blic", se rajoni i Ballkanit nuk bën pjesë në zonat sizmike me aktivitete të lartë, por paralajmëron se gjatë viteve në vijim edhe këtu mund të priten tërmete më të fuqishme.

Si zona më kritike ajo konsideroi bregdetin Adriatik nga Mali i Zi deri në Rijekë, në gadishullin Istra, zonën përreth Pejës në Kosovë.
Sllavica Radovanovic theksoi se përforcimi i goditjeve deri në 4 shkallë Rihter përgjatë pjesës ballkanike të bregdetit të Adriatikut vitin e kaluar ishte i pritur, pas tërmetit shkatërrues në Akuila të Italisë.

Sipas saj, gjatë viteve të shkuara, përgjatë bregdetit të Adriatikut, nga Mali i Zi deri në Rijekë, janë pritur goditje mbi gjashtë shkallë Rihter. Ajo përkujtoi se në vitin 2002 në Kosovë, në rajonin përreth Gjilanit ishte regjistruar tërmet me intensitet 5.3 ballë Rihter, ndërsa vitin e kaluar në Shqipëri ka pasur goditje prej 5,7 ballë.

"Në bazë të ndarjes së sizmitetit në vitin e fundit shihet se në zonën përreth Pejës dhe në veri të Kosovës po akumulohet energji sizmike. Ajo mund të lirohet gjatë disa viteve në vijim, ndërkaq mund të ndodhë që këtë pranverë apo verë", thotë Radovanovic dhe shton se mund të priten tërmete më të fuqishme edhe në Bullgari dhe në Rumani.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›