E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Problemet me te medha ne veri te Kosoves

Ne raportin me te ri te Departamentit Amerikan te Shtetit (DASH) per te drejtat e njeriut ne vitin 2012, eshte perfshire edhe Kosova. Ne raportin prej 35 faqesh per Kosoven, theksohet se problemet me te rendesishme per te drejtat e njeriut gjate vitit, perfshijne pengesat ne rruge, te vendosura ne pjesen veriore te vendit nga serbet e Kosoves te linjes se forte, duke kufizuar te drejtat themelore, perfshire lirine e levizjes dhe levizjen e mallrave. Sipas raportit, nder shqetesimet serioze jane edhe diskriminimi shoqeror kunder komuniteteve pakice, personat me te meta, te gjithe pjesetaret e komunitetit lesbike, gej, biseksual dhe transeksuale (LGBT), si dhe dhuna familjare, vecanerisht kunder grave. “Probleme plotesuese perfshijne korrupsioni dhe favorizimi ne burgje, paraburgosja e gjate, jo efikasiteti gjyqesor, frikesimi i mediave nga zyrtaret publike dhe elementet kriminale, progresi i kufizuar ne kthimin e personave te zhvendosur te brendshem ne shtepite e tyre, korrupsioni i qeverise, trafikimi i njerezve dhe puna e femijeve ne sektorin joformal”, - thuhet ne raport. Sipas tij, Qeveria ka ndermarre hapa per ndjekjen dhe denimin e zyrtareve qe kane kryer abuzime, qofte ne sherbimet e sigurimit apo gjetke ne qeveri, megjitheqe shumica supozon se zyrtaret e larte jane te angazhuar ne korrupsion dhe veprojne te pandeshkuar. Ne pjesen e raportit per lirine e te shprehurit dhe shtypit, thuhet se Kushtetua dhe ligjet e Kosoves sigurojne liri te shprehjes dhe te shtypit dhe qeveria, ne pergjithesi, i respekton keto te drejta ne praktike. Raporti shton se ambienti i sigurise ne pjesen veriore te Kosoves, mbetet i paparashikueshem dhe autoritetet kane raportuar per incidente perfshire eksplodime, zjarrvenie te makinave dhe shkembime zjarri.

Serbet ne veri te Kosoves, nuk pranojne marreveshjen

Perfaqesuesit e serbeve te veriut te Kosoves, bene te ditur pak dite me pare se nuk do te pranojne dhe zbatojne marreveshjen ndermjet Kosoves dhe Serbise. Ne takimin qe kane mbajtur te premten ne Zvecan, ata kane theksuar se “nuk i pranojne institucionet e Republikes se Kosoves dhe se jane te vendosur te mbeten ne perberjen e Serbise”. E ashtuquajtura kryetare e Kuvendit paralel te veriut te Mitrovices, Ksenija Bozhoviq, ka theksuar se perfaqesuesit serbe te kater komunave ne veri te Kosoves, Zvecan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovica e veriut, kane sjelle perfundimet se askush nuk ka te drejte te nenshkruaje marreveshje qe, sipas tyre, e cenojne territorin e Serbise. “Populli serb dhe qytetaret e Republikes se Serbise jane bartesit e vetem te sovranitetit dhe askush nuk ka te drejte qe ne kundershtim me vullnetin e tyre, te nenshkruaje marreveshje dhe akte te tjera per vendosjen e pushtetin e shtetit te papranuar, Republikes se Kosoves, ne nje pjese te territorit te Serbise”, - tha Bozhoviq.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›