Gafa e Tahirit, komenton intervisten e vjeter te Fyle
Ne qendrimin politik te mbajtur dje ne emer te PS-se nga deputeti Saimir Tahiri, nuk mungoi dhe citimi i deklaratave te nderkombetareve per ngercin politik ne vend. "Vetem dje, komisioneri Fyle kujtoi edhe nje here se e njejta krize qe e la Shqiperine jashte dyerve te Bashkimit Evropian vazhdon ende te peshoje mbi qeverine si nje sirene e forte alarmi, duke cenuar ne themel demokracine dhe shtetin ligjor. Dhe per kete e ka fajin Sali Berisha qe ka lene ne balte Shqiperine e shqiptaret, per te vjedhur votat dhe pasurine publike",-tha dje Tahiri. Pavaresisht deklarates, ajo qe terheq vemendjen eshte jo vetem menyra, por edhe koha kur PS-ja lexon qendrimet e nderkombetareve. Ne kete pike gafa e Partise Socialiste ne raport me nderkombetaret behet edhe me e thelle. Deklarata e komisionerit per Zgjerimin ne KE, Stefan Fyle eshte dhene ne daten 10 nentor te vitit te kaluar. Nderkohe qe te njejten deklarate, PS-ja e servir si te ishte e dy diteve me pare.