Mustafaj: Si te rikuperohet imazhi i demtuar
INTERVISTA/ Ish-ministri i Jashtem i Shqiperise, Besnik Mustafaj, thote se nje nder sfidat kryesore te Kosoves per kete vit duhet te jete permiresimi i mazhit te demtuar nderkombetar, si me raportin e debatueshem te raportuesit te Keshillit te Europes, Dick Marty, ashtu dhe me problemet qe dolen pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit. Sipas tij, per procesin e njohjeve nderkombetare, udheheqja ne Prishtine duhet te kishte punuar me mire per te vendosur shtetin e se drejtes ne Kosove si dhe te luftonte me mire korrupsionin, klientelizmin dhe format e tjera qe bien ndesh me vlerat qe duhet ta bashkojne Kosoven me boten e perparuar. Duke folur per dialogun e pritshem Kosove-Serbi, Mustafaj i tha dje BBC-se se perfundimi me sukses i tij do te ishte ne interes te te dyja vendeve dhe te paqes e stabilitetit ne rajon.
Perballe cilave sfida ndodhet Kosova ne vitin ne te cilin sapo kemi hyre?
Mendoj se ne rrafshin nderkombetar Kosova ka nje sfide imediate qe eshte rikuperimi i imazhit te demtuar muajt e fundit, qofte me raportin e fantaksur te Dick Martyt, por qofte edhe me problematiken e paparashikuar, per te thene te drejten, qe doli nga zgjedhjet e dhjetorit. Keshtu qe une mendoj se ne menyre imediate, Kosova, institucionet e saj, duhet te punojne ne nje strategji te kthjellet qofte per te siguruar qe te dielen, me 9 janar, zgjedhjet te shkojne shume mire, qofte per te mbyllur mire procesin e rinumerimit te atyre qendrave te votimit qe vendosi KQZ-ja, qofte per te reaguar me pjekuri nga partite politike ndaj rezultatit te zgjedhjeve, per te krijuar pastaj koalicionin e nevojshem qeverises. Po ashtu, nje sfide eshte edhe fillimi i procedurave serioze dhe pertej sharjeve dhe qendrimeve emocionale ndaj raportit te Dick Martyt ne menyre qe te rikuperohet ai imazhi i demtuar dhe te vazhdohet, qofte me projektet e medha per prezencen ekonomike nderkombetare per t'i sherbyer konsolidimit te ekonomise se Kosoves, qofte edhe me vazhdimin e procesit te njohjeve.
Si e shikoni reagimin e pales shqiptare kur eshte fjala per raportin e debatueshem te anetarit te Keshillit te Evropes, Dick Marty. ka mendime se do te duhej te reagohej ndryshe?
Flas per drejtuesit e institucioneve tona, qofte ne Shqiperi, por edhe ne Kosove, duhej te reagonin me me pjekuri. Do te thote me me gjakftohtesi, me me pak emocione, me nje zgjidhje me te pershtatshme te formulave juridike dhe institucionale per t'i dhene nje pergjigje bindese per te tjeret, pa kaluar ne fyerje per Dick Martyn i cili, pertej asaj cka thote ne raportin e tij, eshte nje perfaqesues i nje pjese te popullit zviceran. Pra, eshte perfaqesues ne institucionin parlamentar te Zvicres, dhe ne kete kuptim une jam i bindur se emocionet e kane demtuar kete dialog qe duhej ndertuar me institucionet nderkombetare, me mediat dhe me drejtesine ne pergjithesi.
Karshi ketij raporti, fitohet pershtypja se me gjithe optimizmin e vitit te kaluar, te politikaneve kryesore te Kosoves, ajo nuk i mori njohjet e paralajmeruara. Cfare mendoni se pala kosovare, ne radhe te pare diplomacia kosovare, do te duhet te beje sivjet ne rrafshin nderkombetar?
Une mendoj se ka pasur nje qendrim obsesional me tepri ndaj njohjeve nderkombetare. Ky eshte nje proces qe do te vazhdoje, eshte e sigurt qe pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme, e pandryshueshme dhe procesi i njohjeve nderkombetare do te jete nje vazhdim i pandalshem dhe ritmi eshte nje ceshtje tjeter. Gjithashtu, dua te shtoj se procesi i njohjeve nderkombetare nuk eshte thelbesisht ose ekskluzivisht vetem problem i diplomacise. Udheheqja kosovare duhet te kishte punuar me mire per te vendosur shtetin ligjor, shtetin e se drejtes ne Kosove, te luftonte me mire korrupsionin, klientelizmin dhe format e tjera qe bien ndesh me vlerat qe duhet te bashkojne Kosoven me boten e perparuar. Ne kete kuptim, pastaj procesi i njohjeve do te ishte dhe do te jete me i shpejte. Pra, ne kete vit une besoj se Kosova, udheheqesit e institucioneve te dala nga zgjedhjet qe jane ende ne proces, do te kene pjekurine dhe vullnetin e nevojshem per te ndertuar nje shtet me serioz, me forcen e ligjit, dhe te standardeve europiane. Ne kete menyre nje shtet i tille do te jete partner me i besueshem per komunitetin nderkombetar. Mbetet sigurisht edhe procesi i fillimit te dialogut me Serbine.
Kur eshte fjala per dialogun me Serbine, mendoni se procesi i njohjeve nderkombetare te Kosoves do te pres epilogun e ketij dialogu tashme te paralajmeruar?
Do te ishte nje pretekst nga ana e shume shteteve neqoftese e kondicionojne njohjen me kete dialog. Ky dialog eshte ne radhe te pare ne interesin e te dyja vendeve, edhe te Serbise edhe te Kosoves. Eshte, sigurisht ne interesin e paqes e te stabilitetit ne rajon, por duhet kuptuar edhe nga shqiptaret edhe nga komuniteti nderkombetar qe interes po aq sa Kosova ka edhe Serbia per ta filluar kete dialog. Proceset e saj integruese dhe, po ashtu, rimarrja e rolit te saj normal brenda rajonit, eshte i kushtezuar nga ky dialog. Pjese e ketij dialogu sigurisht, mendoj une, duhet te jete vendosja e nje ndervaresie midis dy vendeve per integrimin ne institucionet europiane ne raport me cilesine qe do te kete ky dialog dhe rezultatet qe do te prodhoje ai. Nuk mund te besojme, nuk do te ishte e drejte te besohej, se ne procesin e integrimit europian, neqoftese ky dialog nuk do te jape rezultatet e nevojshme, duhet penalizuar vetem Kosova. Jo, duhet penalizuar edhe Serbia, sepse deri tani te pakten, per mosfunksionimin e ketij dialogu, pengese kryesore ka qene Serbia.