Dhuna a ka fitues dhe humbes

Ne ditet kur bene xhiron mediatike pamjet e shkaterrimit ne qendren e magjishme te Romes pas protestave te dhunshme te studenteve e anarkisteve te lindte pyetja nese ne nje veprim ku dominon dhuna e cfaredo lloji fizike verbale a ka fitues apo humbes. Shume politikane kujtuan ne Itali Brigadat e Kuqe dhe veprimet e tyre te paligjshme te para 30 viteve. Ata jo me kot e bene kete paralelizem. Se pari per faktin e thjeshte te ngjashmerise se veprimeve te atyre viteve. Se dyti per faktin tjeter qe kreret e levizjes aktuale te cilet u konfrontuan me forcat e rendit rezultuan te ishin bijte biologjike te atyre luftetareve te viteve lsquo80.
Perse ende sot e majta nuk mund te ndahet nga veprimet agresive Perse ende dhuna eshte ne thelb te krahut progresist Progresistet ne fakt po ecin ne progresion negativ por me pasoja shkaterruese. A justifikohen shkaterrimet ne Rome me faktin qe keta te rinj nuk ndihen te perfshire politikisht dhe ekonomikisht Pame sjellje vandale me policet. Keta te rinj nuk mund apo nuk duan te dallojne juridikisht dhe politikisht sjelljet kriminale Gjithsesi justifikimet nuk munguan Eumlshte rrjedhoje e nje politike te gjatehellip shperthim inatihellip konseluence e qeverisjes dhe e institucionevehellip perse keni blinduar qendren e Romes Natyrshem vjen nje pyetje e thjeshte e kristian-demokratit Casini ne nje emision televiziv shume te ndjekur E denoni apo nuk e denoni veprimin kriminal A distancoheni nga keto veprime antiligjore Dhe per cudi megjithese perpara kamerave asnje student nuk u prononcua dhe nuk deshi te bente diferencen e protestes nga dhuna. Eumlshte vertet nje rini qe nuk dallon dot ligjin me antiligjin Nuk arrin dot te dalloje dot pasojat e veprimeve te dhunshme qe cekin deri tek veprimet kriminale
Jo eshte e njejta skeme e perhershme. Gjithmone per forcat e majta fitorja e njeres pale perkthehet si humbje e pales tjeter. Ne rastin konkret fitorja e Berluskonit ne votebesimin e qeverise ne Parlament u perkthye si humbje per forcat e tjera joqeverisese dhe me kete ata po justifikojne dhunen. Dyert e Senatit ne Itali jane mbyllur nje reagim qe nuk ka ndodhur kurre. Ne ditet e protestave dhe te shkaterrimeve ne Itali u ngrit pyetja se pse blindohet shteti. Po shteti mund te blindohet nga ligji kur do te marre pushtetin antiligji. Blindimi i qendres se Romes erdhi si pasoje e veprimeve te jashteligjshme dhe nuk jane veprimet e jashteligjshme qe kane ardhur si pasoje e blindimit te institucioneve. Vertet keta te rinj mendojne se me veprimet anarkiste ekstremiste sot ne boten e internetit do te gjitheperfshihen ne jeten politike ekonomike e kudo
Disa hodhen idene se keto formate levizjesh antiligjore jane ne kuader te globalizmit. A mund te konsiderohen vertet veprime globaliste Po globaliste po rezulton mendesia majtiste per dhune. Protesta te dhunshme pame ne Bjellorusi. Ka paralelizem dhe globalizem me te Sigurisht qe jo. Kemi perpjekje per rrezim diktature. Diktatori i fundit i Europes u shpreh George Bush per Lukashenkon Presidenti i zgjedhur per here te katert. Rrezoi ligjin e meparshem ku ishte percaktuar qe Presidenti mund te zgjidhej vetem dy here duke e zevendesuar me nje ligj ku Presidenti kandidon sa here te doje. Bjellorusia eshte nje vend qe ka lidhje te ngushta me Rusine raporti me te cilen keto kohet e fundit eshte ftohur per shkak te kundershtive per energjine diferencave gjeopolitike dhe ne refuzimin e Bjellorusise per te ndjekur politika liberiste.
Bjellorusia dhe Lukashenko jane kritikuar nga i gjithe opinioni publik per refuzimin e vazhdueshem qe te privatizoje ekonomine. Te gjitha politikat e Lukashenkos se bashku me performancen robuste te ekonomise me justifikimin per te shmangur krizat financiare qe kane shperthyer ne bote i kane dhene ketij presidenti lavderimin dhe miqesine e ngushte te Presidentit venezuelan Hugo Chaves i cili eshte cilesuar nga bota demokratike diktator. Chaves e ka cilesuar Bjellorusine si nje model te ekonomise socialiste. Nuk mund te kete justifikim asnje levizje agresioni ne emer te globalizmit apo duke u identifikuar me levizje si ne Bjellorusi ku ende diskutohet per nje regjim autoritarist dhe me nje mungese te theksuar demokracie.
A ka paralelizem me Shqiperine Sigurisht qe po. Ne Shqiperi momentalisht kemi nje pershkallezim vetem te gjuhes verbale ku predominon beteja protesta me dhune etj. Proteste me dhune thote avokati Ngjela. Kjo eshte qeveri banditesh dhe kete meriton. Se pari nje jurist di te ndaje konceptin proteste qe eshte veprim i ligjshem dhe qe kundershton nje padrejtesi ose nje veprim te paligjshem. Kemi degjuar te flitet per proteste te ashper proteste me shkrim note proteste vale protestash por ne asnje dokument te shkruar ligjor nuk lexojme proteste me dhune. Jo vetem ne librat e jurisprudences por edhe ne fjaloret me te thjeshte dhuna percaktohet si shkelje e ligjeve dhe rregullave te percaktuara. Protesta e ligjshme shnderrohet e paligjshme kur perdoren mjete si dhuna. Permbysje e pushtetit vetem me dhune eshte ajo cka perhapi Marksi qe ne fillim te shekullit XIX. Jemi ne shekullin XXI dhe shohim lufte per permbysje pushtetesh duke e gjetur gjithsesi nje justifikim dhe kjo gjithmone per faj te pushtetit ne fuqi. Ende jemi ne levizje te tipit Robin Hudian ku veprimet e ketyre luftetareve vijne gjithmone si pasoje e padrejtesive dhe e varferise.
Ne dialogun e fundit me gazetaret Rama nxori nga subkoshienca e viteve te komunizmit ato cka koshienca demokratike po tenton fort ti shkule. Po te analizosh me vemendje terminologjine e Rames te bie ne sy shprehje te tipit Per ti shkuar deri ne fund betejes beteja e brendshme e PS-se mbaroi femijet tane nuk e meritojne kete vend prandaj beteja jone do te vazhdoje deri ne fund. Lufte beteje perplasje eshte ende gjuha dhe terminologjia majtiste. Iliri nga faktor per beteja te brendshme eshte kthyer ne faktor per beteja te jashtme. Kur armiku i brendshem devijon nga fronti shnderrohet ne armik te jashtem dhe keshtu betejat nuk perfundojne kurre. Ai e koncepton politiken si lufte midis te forteve ku te fitoje me i forti fizikisht beteje dhune.
Duket sikur me koshience jemi shkeputur por mendimet subkoshiente nxjerrin koke dhe reflektojne ende terminologji arkaike. Vertet kishim shume kohe pa e degjuar fjalen front. Ajo cka u zevendesua e para ne vitet lsquo90 ishte pikerisht koncepti komunist front me konceptin demokratik parti. Fronti i gruas i te rinjve i bashkimeve profesionale u tjetersua pa kthim ne partite pluraliste. Truri i majte ka nje kaos mendimesh idesh konceptesh per sa kohe trazon bashke frontin me shume parti. Kjo terminologji duket thjesht nje atavizem por tregon nostalgji per nje front-rreshtore-partish unimendim mundesisht. Me pas nga fronti i bashkuar kalon ne beteja qe nuk kane fund. Ne dialogun me gazetaret me shume binte ne sy retorika perpjekjet per mjeshteri gojetarie si qellim ne vetvete ose e thene me thjesht fjale shprehje te medha e te bukura pa permbajtje qe shpesh dalin nga konteksti dhe atmosfera politike. Rama reflekton shkapercim dhe paqartesi idesh e konceptesh.
Keshtu nxjerrim pese konkluzione. E para ndodhemi perpara nje politike me shume te pakonceptuar dhe me pak origjinale. E dyta politika personale ka derivuar politika komercialiste lejesh ndertimi. E treta prodhon politika autoreferencialiste ti referohesh vetes ku fillojne te gjitha gabimet. Keshtu politika ramiane identifikohet me idete dhe iniciativat e tij. Me te fillon dhe mbaron cdo gje. Ai eshte alfa dhe omega njekohesisht. E katerta shkapercimet nga numerim votash ne hetim te numerimit te votave e ka kthyer ne politika qesharake qe demtojne reputacionin kundrejt Europes dhe Amerikes. E pesta eshte e rrezikshme te kemi iluzione se pas ketyre shkaterrimeve politike te tij do ta rikuperoje shpejt besueshmerine e humbur. Reputacionet kerkojne pak kohe per tu shkaterruar dhe shume kohe per tu ringritur.
Te rinjte duhet te dine te verteten pasi me pafajesine e tyre eshte manipuluar dhe eshte shfrytezuar marrja e pushteteve. Megjithese plaget e komunizmit ende jane te hapura dhe te gjakosura ne vendet ku u eksperimentua perseri shpesh rezulton e veshtire qe te depertoje krejt e verteta per ate cka ndodhi realisht ne ate epoke te akullt dhe te hekurt njekohesisht. Ende sot rezulton e veshtire te tregohet e verteta dhe eshte e forte tendenca per te heshtur per ate qe ndodhi realisht ne ato vite. Te rinjte duhet te dine te vertetat pasi ende pesha psikologjike e epokes se shkuar i shoqeron akoma keto shoqeri duke provokuar polarizime ekstreme atmosfere mosbesimi dhe urrejtje. Te rinjte duhet te dine pasi idealizimi i tyre per barazi manipulohet pikerisht nga ideologjia e cila shkaktoi me shume viktima sesa kishte pare e gjithe historia e njerezimit.
Dikush ne menyre siperfaqesore apo te pakujdesshme mbeshtet idene se komunizmi ka vdekur dhe nuk ia vlen as ta permendesh pasi eshte thjesht nje relikte e historise njerezore. Ne fakt nuk eshte keshtu. Pothuaj ne te gjithe Evropen Perendimore dhe Lindore ekzistojne partite komuniste. Ne Itali partia me e madhe e te majtes mban ende simbol draprin dhe cekanin e ish-BS-se. Ende miliona njerez jetojne nen regjime komuniste despotike dhe te pergjakshme. Nuk mund te harrohet fakti qe komunizmi perfaqesoi kasaphanen me te madhe te historise eksperiencen me halucinante qe njerezimi ndonjehere perjetoi nder shekuj.
Komunizmi ka vdekur si ideologji por nuk ka vdekur si praktike dhe praktikante ushtrues dhune dhe terrori qe packa se nuk u intereson aspak idealizmi u mjaftojne disa dhjetera idealiste per te ngjallur nga varri ate ideologji-demagogji per barazi dhe stabilitet shoqeror.