Rama: Berisha po mbjell urrejtje në vend

Kreu i PS-së Edi Rama ka sulmuar politikisht kundërshtarin e tij Berisha duke e cilësuar si njeri që përbalt vendin dhe mbjell urrejtjen si rrezik për demokracinë. Në një takim me temë "Nga antifashizmi në demokraci" kreu socialist Edi Rama e ka cilësuar Berishën si zëdhënës të së shkuarës ndërsa siguroi se socialistët nuk do ti përgjigjen me të njëjtën përbaltje njeriut që drejton qeverinë dhe demokratët.
"Sot liritë dhe të drejtat kërcënohen si ska më keq duke filluar nga liria e të gjitha lirive, ajo e votës dhe nga e drejta e të gjitha të drejtave , ajo e numërimit të ndershëm të votes theksoi Rama duke shtuar se opozita e sotme, përfaqësuese e shumicës së popullit shqiptar dhe mbrojtëse e aspiratave më të larta të tij do të jetë më shumë se kurrë e vendosur për të garantuar liritë dhe të drejtat e njerëzve të këtij vendi.
Ndërkohë kreu socialist Rama i shoqëruar edhe nga drejtues të lartë të Partisë Socialiste ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe ka vendosur kurorë me lule në monumentin e "Nënë Shqipërisë".