E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS do të mbështesë referendumin për importin e mbeturinave

TIRANE - Partia Socialiste do të mbështesë aleacën kundër importit të mbeturinave, në mbledhjen e firmave për refendumin që synon të rrëzojë këtë ligj.

Vendimi është marrë gjatë takimit që kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar me kryetarët e kësaj force politike në rrethe, ku u është bërë thirrje që të mbështesin këtë aleancë.

Gjithashtu në këtë takim është vendosur që të punohet në shpërndarjen e programit në gjithë vendin, por të ketë edhe një angazhim për rritjen e anëtarësimit me 30 përqind.

Pikë me rëndësi e mbledhjes ishte edhe rritja e pjesëmarrjes masive në aktivitetet e muajit janar, duke filluar me 20-vjetorin e FRESH-it dhe homzhet e 21 janarit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›