Messi: Më e rëndësishme ishte fitorja
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është i lumtur pas tre golave të shënuar në fitoren e djeshme prej 5-0 ndaj Tenerife.
"Jam shumë i lumtur për golat e mi, por gjëja më e rëndësishme ishte ajo se arritëm te një fitore tjetër dhe treguam një lojë atraktive".
"Po, rezultati ishte shumë i mirë, është e rëndësishme të kënaqemi me lojën tonë dhe këtë e kemi bërë në këtë ndeshje", ka thënë Messi.