E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gago, objektiv i Fiorentinës

Fiorentina vazhdon të jetë e interesuar për mesfushorin e Real Madridit, Gago.

E përditshmja italiane La Nazione ka bërë të ditur të hënën se drejtori sportiv Pantaleo Corvino ka formuar një listë me emrat e objektivave për afatin kalimtar të janarit.

Në krye të saj gjendet reprezentuesi argjentinas Gago, i cili thuhet se është i pakënaqur në Madrid.

Por, Fiorentina nuk është i vetmi klub i interesuar për Gagon, i cili më parë është kërkuar edhe nga Everton.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›