Milan ndjek Mannonen

Sipas të përditshmes angleze The People, Milan kërkon portierin e Arsenalit, Vito Mannone.
21 vjeçari ishte transferuar në gjigantin anglez nga Atalanta në vitin 2005 para se të nënshkruajë marrëveshje profesionale me Topxhinjtë, të cilët paguan kompensim prej 350 mijë funtesh.
Reprezentuesi i Kombëtares U-21 të Italisë ka bërë pesë paraqitje në Premierligë dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve më herët gjatë këtij sezoni.
Por, ai është i pakënaqur me mungesën e paraqitjeve të vazhdueshme, pasi mbetet prapa Manuel Almunias dhe Lukasz Fabianskit.