E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gai Plin Secundi: Romakët i kopjuan monedhat e argjendit nga epirotët dhe ilirët

>Një ish shkrim i lashtë piktografik i pellgut mesdhetar, i njohur edhe në Iliri?!
Aktualisht, mjaft autorë italianë duke kritikuar ish teoritë romano-çentriste, po rivlerësojnë si mjaft të rëndësishëm, si një urë kalimi dhe me prurje të shumta qytetëruese në Itali, territoret ku shtriheshin popullsitë ilire. Për temën tonë më duket mjaft interesante një nënvizim i autorit antik Plini Secundi, i vjetri. Ky e shkruante fare qartë: Populli romak nuk e përdori monedhën prej argjendi përpara se të mundte mbretin Pirro. Ajo monedhë argjendi që tani quhet Victoriat, ishte prerë sipas ligjit Klodia. Më përpara, kjo monedhë vinte nga Iliria dhe pranohej në vend të mallit (Natyralis Historiae, Libri XXXIII, 3, 13). Nga kjo thënie, kaq e rëndësishme ne kuptojmë dhe rrjedhojmë: a) romakët i kopjuan fillimisht monedhat e argjendit, teknologjinë, masat, peshat dhe shtampat e tyre nga monedhat e gadishullit tonë. Gadishulli jonë ishte i pasur me miniera ari e argjendi. b) edhe pse kishte sisteme monetare rajonale monopol, monedhat prej argjendi e thyenin rregullin dhe monopolin dhe me to ilirët dhe epirotët, në aktivitetet e shkëmbimet tregtare, mund të blinin në Itali edhe mallra direkt. Për shkak të vetive antioksiduese dhe si i kushtueshëm, dihet se argjendi quhej metali fisnik. c) mendojmë se e njëjta dukuri, në shkëmbimet tregtare me monedhat e argjendit e arit, duhet të ketë ndodhur edhe më herët nga Azia e Vogël, nga Hellada, me pjesën e brendshme të gadishullit tonë dhe më veçanërisht në Iliri, në emporiumet dhe qytet-portet e saja. d) ka edhe mjaft rrugë të tjera hyrjeje të monedhave dhe të objekteve të argjendit dhe arit në Iliri, si: shkëmbimet direkt të ilirëve me fenikasit e egjiptianët, nga plaçkitjet e hershme ilire, deri edhe në vetë tempullin e Zeusit në Dodonë etj; shpërblimet në fushatat ushtarake të ndryshme, përfshirë edhe Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit etj. e) ka ardhur koha që fillimet e shkrimit, në territorin tonë të vendosen në atë kronologji reale që zanafillojnë dhe konstatohen, qoftë edhe me atë mini informacion sado modest që transmetojnë, në mënyrën piktografike, të kombinuara me simbole apo pjesërisht edhe me shkrim alfabetik. Ky arsyetim dhe këto rrjedhime, do të ishin një përgjigje e parë, në lidhje me disa replikantë grekë që, disa monedha me kronologji mjaft të hershme si prerje të shek. VII-VI p.e.r. prej argjendi, me Zeusin kokëdem të Akarnanisë/Epirit të vjetër, me kukuvajkën/qyqen Athina, me mbishkrimin A??, monedha nga Korinti e Kërkyra, nga orienti i Fenikisë etj, janë shprehur me një farë sigurie se janë si vjedhje të shqiptarëve në Greqinë e sotme! Këto vlejnë edhe për çështje-pyetjen që kishte ngritur qysh herët G. Valentini: Pse edhe deri në zonën e Shkodrës ka kaq shumë pare të Apolonisë, Durrësit e deri edhe kukuvaca të Athinës etj?! (G. Valentini, rev. Leka, 1940, Numismatika Saveriane, f 108-109). Në fushën e objekteve numizmatike dhe të të tjerave objekte, po sjell një shembull fare të thjeshtë, për të treguar se qëllon që edhe një objekt i vetëm mund të jetë unikal dhe të mos gjendet më kurrë pas asgjësimit! Italia fqinje, përshembull emrin e vet unifikues e gjen të shkruar sëpari në një monedhë. Në të vërtetën kjo monedhë është një kopje e shtampave që kishin një origjinë fillimisht nga gadishulli ynë, sipas një pamje të përshtatur nga perëndesha Athina në rafigurimin e saj nga një qyqe, në një femër njerëzore. Dihet se Athinaja qyqe, ishte në lashtësi si protektoria e Trojës dhe pastaj u mor nga akejtë e helenët etj.

Një Disk i Kretës në Shkodër?!
Çuditërisht, para nja katër vjetësh, tek një argjendar, gjeta një monedhë të Korkyrës me Herkulin me topuz dhe një objekt prej argjendi në gjendje mjaft të mirë. Isha duke i blerë, kur papritmas pronari i tyre u bë pishman, madje i ngeli edhe hatri, sepse ia kisha skanuar pa leje Pavarësisht, nëse ky objekt mund të rigjendet apo jo, e quaj si një detyrim, sëpaku ta paraqes për botim, minimumi qoftë edhe si një kuriozitet. Mbase ky objekti përbën edhe ndonjë lloj kopje false apo edhe ndonjë lloj falsifikimi modern, siç më ka kumtuar në një bisedë dr. M. Zeqo. Duke u njohur më vonë, më imtësisht me këtë disk nga interneti, nxitova me shpejtësi të rihapja skanimin tim në kompjuter. Ngjashmëria, më ra menjëherë në sy, në mënyrë befasuese! Thjeshtë për pasion e kuriozitet, në kompjuter, unë i kam zmadhuar të gjitha segmentet e simbolet, por kjo çështje sigurisht se nuk është në objektin kryesor këtu dhe as në kompetencën tonë.   Për momentin, duke lënë edhe një hapësirë relative hapur, kujtoj që nuk duhet harruar se, siç na ka njoftuar autori antik Lukiani i shek II, falsifikues monedhash e mjeshtra kopjesh të objekteve, me gjithfarë teknikash të sofistikuara, kishte edhe në antikitet.  Në këtë rast, një disk argjendi do të kishte qenë një lloj diskete antike shumë më e përparuar dhe rezistente se sa një disk prej terrakote. Të shënojmë këtu se ?????????-i ynë ilir ishte kryeqendra e kryeqyteti i Ilirisë dhe në kohën e basileusit Genthi, në thesaret e tij u gjetën një sasi e jashtëzakonshme monedhash ari dhe argjendi, vendase dhe të huaja!  

Disku i Festos në Kreta
Për të quajturin si Disku i Festos në internet ka një literaturë dhe bibliografi të gjerë, sepse me të janë marrë mjaft specialistë autoritete në fushën e shkrimeve dhe deshifrimeve të lashta.  Mendohet se Disku i Festos i Kretës i datuar me metodat moderne i përket një kronologjie të mijvjeçarit II p.e.r., rreth vitit 1700 p.e.r., ndërsa ka edhe mendime për një kronologji akoma edhe më të thellë rreth mijveçarit IV p.e.r.
 

 
Disku i Festos (Phaestos) është një objekt arkeologjik i gjetur në qytetin Festo, nga një ekspeditë arkeologjike italiane nga arkeologët Luigi Pernia dhe Federico Albhen, nën rrënojat e një ish pallati minoik më 3 qershor 1908. Disku është prej terrakote, me dimensionin e diametrit prej 16 cm dhe me një spesor 16mm dhe ruhet në muzeun arkeologjik të qytetit Iraklios. Ky shkrim, mendohet se përmban  simbole piktografike dhe disa shenja më të veçanta, të vendosura nën një formë discoidale me segmente që mbyllen në qendër. Megjithëse janë bërë mjaft përpjekje deshifruese dhe është arritur ndonjë rezultat fillestar, sipas specialistëve më të mirë botërorë, ky shkrim deri më sot mbetet i pa zbërthyer në tërësinë e tij. Hipotezat janë shumta, por si hipoteza disi më e afrueshme mendohet se është një formë kalendari ose manuali me vegla pune, i mjeshtërive të ndërtimit të anijeve, shtëpive e aktiviteteve të ndryshme  bujqësore e blegtorale, të  peshkimit etj. Mjaft interesant dhe intrigues është mendimi se Disku/Mrrokulla mundet të jetë një lloj libri si, një lloj Bible e lashtë, ku tregimtari shërbyesi fetar, orakulli ose rapsodi, në bazë të shenjave piktografike dhe të pjesëve ndarëse e plotësonte vetë me gojë tregimin e zanafillës dhe të marshimit njerëzor, të cilin e dinte përmendësh. Dua të rikujtoj këtu thënien e Herodotit se, Orakulli i Amonit të Tebës së Egjyptit dhe orakulli i Dodonës pellazgjike të Epirit, profetizonin njësoj se pellazgët me gjuhë barbare kultet e perendive i mësuan nga egjiptianët!  (Herodoti, Historiae, Lib. II: Lib. IX etj). Në një studim të publikuar edhe në internet, profesori ekspert Rosario Vieni jep këtë paraqitje deshifruese më të specifikuar, për faqet A dhe B

 

Ja  edhe ndonjë zbërthim i këtyre objekteve, sipas prof. Vieni: luftëtari me përkrenare;   hark për shigjeta;   anije;    post nga rrjepja e lëkurëve;  turjelë;  sopatë gdhendje; etj. Në studimin e këtij autori dhe në internet, ka edhe një lajmërim të ri surprizë, për zbulimin e një cope të një disku të tillë në Vladikavkaz, ku ka edhe mendime se mund të ishte një kopje false. (?!) Diametri i këtij disku është 10 cm dhe spesori 1,1cm. (ëëë.misteria.org. Il Disco di Vladikavkaz)

 

Gjetja e këtij disku, me gjithë dyshimet për autenticitetin e tij, e ka rihapur çështjen e origjinës nga perëndimi, nga orienti apo nga bregu egjean i Azisë së Vogël. Disa autorë shprehen për një zanafillë egjipt

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›