E Diel, 1 Nëntor 2026

Rritja 9.9%, (vet) ulja 6%, kriza qeverisëse dhe varfëria ekstreme reale

>Nga Përparim HALILI
Po ndalemi në pesë realitete sociale, me të cilët po përballen shqiptarët prej 18 vjetësh:
1. Afro 20 ditë më parë, në mbledhjen e qeverisë shqiptare, pati një përplasje mes Kryeministrit Berisha dhe Ministrit të Financa (piramidave) Ritvan Bode, në lidhje me përqindjen e rritjes ekonomike, për të cilën kreu i qeverisë, duke përdorur si mburojë FMN, deklaronte se kjo rritje ishte 9.9%, ndërsa kreu i financave, deklaronte rritje 6%.
2. Katër ditë më parë, në takimin e Davos, kryeministri Sali Berisha deklaroi përsëri, se rritja ekonomike në Shqipëri është 9.9%.
3. Tre ditë më parë, pra vetëm 24 orë pas deklaratës së kryeministrit Berisha në takimin e Davos, zyra e informacionit e qeverisë së tij, i dërgoi një konfirmim FMN, se rritja ekonomike në Shqipëri është 6%.
4. Sipas statistikave reale (jo të INSTAT), në Shqipëri ka afro 800 mijë të papunë, ka 116 mijë familje që trajtohen me ndihmë ekonomike lëmoshë, në masën 1200-4800 lekë në muaj dhe 112 mijë familje të tjera, të cilat janë pa të ardhura që nuk trajtohen me këtë ndihmë ekonomike. Po kështu, ka 295 mijë të punësuar që paguhen nën nivelin zyrtar të shpallur të pagës minimale, pa harruar 157 mijë të punësuar në sektorin privat, të cilët nuk trajtohen me sigurime shoqërore e shëndetësore.
5. Për shkak të varfërisë ekstreme, në vendin tonë detyrohen të punojnë afro 50 mijë të mitur, shifër kjo që është përmendur edhe Kongresin e Parë Botëror të Punës së Fëmijëve, mbajtur në Firence në 13-16 Maj 2000, ku Shqipëria zinte vendin e dytë në Botë, për shfrytëzimin e punës së të miturve dhe mungesën e luftës kundër këtij fenomeni.
Përballë këtyre fakteve konkrete, me tregues varfërinë ekstreme të shqiptarëve, kryeministri shqiptar, Sali Berisha merr guximin dhe deklaron, se Shqipëria ka rritje ekonomike në masën 9.9% gjatë vitit 2008. Kjo deklaratë është absurde, mbasi gjendemi përpara faktit, që rënie dhe krizë ekonomike po deklaron edhe SHBA, supershteti që vetëm buxhetin minimal të dezinfektimit të WC-ve publike në New- York e ka sa buxheti 2 vjeçar i shtetit shqiptar! Ndërkohë që bota deklaron, se është në krizë ekonomike e sociale, kryeministri i vendit më të varfër të Europës, deklaron se Shqipëria ka jo vetëm stabilitet ekonomik, por dhe rritje të lartë ekonomike, rritje e cila sipas logjikës së brigadierit të qeverisë, duhet të ketë si tregues rritjen e mirëqenies së popullatës. Mirëpo zhvillimet 18 vjeçare social-ekonomike në Shqipëri dhe treguesit e jetës së shqiptarëve, janë e kundërta e këtij luksi që propagandon kryeministri, mbasi konfirmojnë realitet varfërie nën nivelin e lejueshëm të mbijetesës të një komuniteti skllevërish.
Duke mos folur as me delirizmin ekstrem e të shfrenuar të kryeministrit Sali Berisha, as me tabelat statistikore të INSTAT-it të tij propagandistik e mashtrues, as me shifrat e Guvernatorit Fullani, as me avokatinë e (pseudo) këshilltarëve ekonomiko-financiarë që e mashtrojnë nga mëngjesi në darkë, po kujtojmë që realiteti ekonomik, financiar e social në Shqipëri është një humnerë që po thellohet në vazhdimësi. Për këtë ka fakte. Nëse në mikrofonin e "Kuvend-Topallit", nëse në tavolinën e mbledhjeve të qeveri Sali-Gërdec-Fazlliçit, nëse në raportet bogdançe që i përcillen botës, apo në faqet e shtypit dhe ekranet pro-qeveritare të Masoviko-Koranëve të Myzeqesë, shpaloset në mënyrë bajate jeta në luks e shqiptarëve, në familjet e tyre ka tjetër pamje. Pra, ka varfëri shkatërruese.
Shtrohen disa pyetje: Ku është konkretisht rritja ekonomike prej 9.9%? Mos vallë tek varfëria e plotë e afro 800 mijë të papunëve? Mos vallë, tek 116 mijë familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike lëmoshë nga 1200-4800 lekë në muaj? Në 112 mijë familjet e tjera, të cilat janë pa të ardhura dhe për shkak të ligjit, nuk trajtohen me këtë ndihmë ekonomike, sepse kanë ndryshuar vendbanimin pas 31 dhjetorit të vitit 1991? Apo për 295 mijë të punësuarit, që paguhen nga punëdhënësit, nën nivelin e pagës minimale zyrtare? Apo për 157 mijë të punësuarit në sektorin privat, që nuk trajtohen me sigurime shoqërore e shëndetësore? Por nuk janë vetëm këto fakte.
Mjafton tu përgjigjesh këtyre pyetjeve dhe konstaton se shqiptarët të cilët nuk janë pjesë e zyrave të larta të pushtetit dhe oligarkisë kryeministrore, ata që nuk janë klientë të tenderave, ata që kërkojnë punë me orë dhe pagesa me këste, po përjetojnë varfërinë shkatërruese. Ndërsa kryeministri shqiptar, deklaron të kundërtën e asaj që përjetojnë shqiptarët e lodhur nga tranzicioni super varfërues. Kryeministri na servir në fjalime parajsën social-ekonomike. Nëse rritja ekonomike që na servir kreu i qeverisë është realitet, si është e mundur atëherë, që për shkak të varfërisë ekstreme, në vendin tonë punojnë afro 50 mijë të mitur? Që afro 23 mijë fëmijë kanë braktisur shkollën, sepse punojnë rrugëve, lavazheve, furgonëve dhe skelave të ndërtimit, për të siguruar bukën e gojës për veten dhe familjet? Ky realitet është përmendur dhe në Kongresin e Parë Botëror të Punës së fëmijëve, mbajtur në Firence në 13-16 maj 2000, ku Shqipëria zinte vendin e dytë në botë për shfrytëzimin e punës së të miturve. Që afro 38 mijë femra janë kontigjent i prostitucionit aktiv e të dhunshëm në vendet e huaja? Që afro 35% e krimeve me subjekt vrasjet, plagosjet rrëmbimet dhe kërcënimet, kanë si tregues përfitimet për shkak të varfërisë? Që afro 38 % e inteligjencës potenciale shqiptare ka emigruar për shkak të shpërfilljes dhe varfërisë ekstreme që e ka emrin buka e gojës?
Ndërsa kryeministri Sali Berisha, tre ditë më parë, në takimin e Davo deklaroi përsëri, se rritja ekonomike në Shqipëri është 9.9%, ndërsa dy ditë më parë, sikur të mos ishte Sali Berisha, por Ali Baba (me 40 tenderistë e kopistë), pra vetëm 24 orë pas deklaratës që bëri, zyra parfumerike e informacionit të qeverisë së tij, i dërgoi një konfirmim FMN, se rritja ekonomike në Shqipëri është vetëm 6%. Kështu ka folur Sali Berisha dhe për piramidat në vitet 1992-1997, pra në kohën kur de facto, mbante postet si president Republike, kryetar i PD, si Kryeministër, si shef i SHIK, si guvernator i Bankës së Shtetit, si Ministër i Financave, që u deklaroi shqiptarëve: Vazhdoni depozitoni lekët tek Sudja e Xhaferri, hani pini, këndoni dhe mos punoni, se janë lekë të pastra.
Në këtë  linjë të qëndrimit të tij eufoiko-demagogjik, kryeministri ende në detyrë Sali Berisha, në muajin shtator 2008, në (epi)krizën e tij të rëndë qeverisëse, ndërsa shqiptarët prisnin dorëheqjen, deklaroi: Në vitet 1992-1996, më kanë quajtur Sali-Bollëku. Në fakt, atëherë Berisha është quajtur Sali Horrllëku, ndërsa tani po quhet Sali Fukarrallëku e Sali Maskarrëllëku Qeverisës. Pse? Sepse Shqipëria po përballet me një qeverisje ortake pozitë-ppozitë (Berisha-Rama), që jo vetëm ka zhytur në mjerim popullatën, që jo vetëm po degradon jetën e tyre ekonomike, sociale e shoqërore, por edhe sepse me këtë platformë banditeske që po aplikon klasa sunduese politiko-qeverisëse, kuptohet qartazi, që ky vend dhe ky popull i ka jo vetëm të bllokuar shanset minimale për integrim në familjen europiane, por dhe të humbura përfundimisht. Mjafton të përmendesh faktin skandaloz, që kryeministri i këtij vendi mashtron për rritjen e nivelit ekonomik jo vetëm shqiptarët, por dhe institucionet ndërkombëtare që e financojnë mbijetesën, ose më saktë pjatën e supës së këtij populli. Nëse kjo rritje ekonomike publicitare është realitet, si është e mundur që në shkallë vendi, vetëm gjatë vitit 2008 janë vetëvrarë nga varfëria afro 200 kryefamiljarë? Që janë shkatërruar (divorcuar) 1850 familje për shkak të varfërisë? Si është e mundur, që janë braktisur 300 prindër dhe afro 1950 fëmijë nga prindërit? Si është e mundur, që vetëm gjatë viteve 2005-2008, janë larguar jashtë shtetit afro 1500 familje nga varfëria dhe që sipas kërkesave për vizë në ambasada, duan të largohen edhe afro 80 mijë familje e 350 mijë shqiptarë të tjerë?
Që ju zoti kryeministër, deklaroni rritje ekonomike edhe kur ka rënie të madhe të saj, kuptohet që kjo nxitet nga pozicioni juaj i dështuar në qeverisj

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›