Gaiani: Jeni pranë statusit, kryeni reformat

Ai mbajti sot një fjalë në Akademinë Diplomatike "Bashkimi Europian- e ardhmja e një projekti të përbashkët- përtej rrethanave të sotme", ku ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Edmond Panariti.
"Mbetet vetëm pak që Shqipëria të përmbushë objektivat që do të bëjnë të mundur marrjen e statusit kandidat, duke iu referuar edhe të gjitha reformave. Unë i bëj thirrje forcave politike që të angazhohen edhe më tej, siç kanë bërë deri më tani, në mënyrë që vendi të marrë statusin e vendit kandidat", tha ambasadori Gaiani.
Diplomati italian u shpreh se disa prej reformave duhet të ishin kryer. "Jam i lumtur që ky takim ndodh në një moment kyç për Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Italia ka qenë një mbështetëse e bindur e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, duke vlerësuar edhe zhvillimet e javëve të fundit, të cilat janë rezultate të rëndësishme, që kanë një vlerë të dyfishtë. Ato janë shumë të rëndësishme për vlerësimin e Komisionit Evropian dhe më pas nga vendet anëtare sa i përket reformave që janë bërë për në BE, por janë edhe reforma të cilat janë të rëndësishme për Shqipërinë dhe duhet të ishin kryer", theksoi ambasadori Gaiani.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm, Panariti, vlerësoi bashkëpunimin dhe partneritetin me Italinë, ndërkohë që evidentoi mbështetjen që ky vend i ka dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. "Ky aktivitet vlerësohet në momentin kur Shqipëria pret një mesazh shpresëdhënës, atë të marrjes së statusit kandidat”, deklaroi Panariti, i cili shtoi se dy vendet tona në NATO janë shembull bashkëpunimi të ngushtë me ndikim të drejtpërdrejtë në klimën e sigurisë dhe investimeve afatgjata në rajon e më gjerë.
Kryediplomati konfirmoi faktin se Italia është partneri i parë tregtar i Shqipërisë dhe nënshkrimi i deklaratës së mirëkuptimit për gazsjellësin TAP mes Italisë-Shqipërisë-Greqisë është tregues që ky projekt strategjik ka për vendet tona dhe që do kurorëzohet me sukses./Start/
2012-09-20 15:12