Topalli-Mignon: Evropës i japim harmoninë fetare

Duke vlerësuar hapat e bërë nga Shqipëria, Mignon shprehu vlerësimet për Presidencën Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe kontributit të saj, jo vetëm për forcimin e bashkëpunimit mes Asamblesë Parlamentare të KiE dhe Komitetit të Ministrave të kësaj organizate, por edhe për kontributin e kësaj presidence në drejtim të disa prej çështjeve më të rëndësishme ku është fokusuar puna e KiE dhe sidomos në reformën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
"Shqipëria është një kandidate potenciale për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian. Unë jam një parlamentar francez, dhe sigurisht unë e monitoroj me shumë interes progresin e vendit tuaj në rrugën e integrimit. Dua gjithashtu të përgëzoj kryetaren Topalli për mënyrën sesi e drejton debatin politik në Parlament. Dhe nuk ka qenë aspak e lehtë. Në fakt komitetit të ministrave dhe Asamblesë Parlamentare i është dashur të ndërhyje për t’u siguruar që mazhoranca dhe opozita të punonin së bashku. Mendoj se rezultati erdhi falë kontributit tuaj", ka theksuar ai.
Duke u ndalur në moton e Presidencës Shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës “Të bashkuar në diversitet”, Kryetarja Topalli vlerësoi se këto janë vlera themelore dhe të pazëvëndësusheme në ditët e sotme. Për këtë arsye është tepër e rëndësishme që të përfitojmë sa më shumë nga këto vlera për të përballuar me sukses sfidat dhe vështirësitë që hasim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Në këtë kontekst, znj Topalli u ndal edhe në procesin për marrjen e statusit të vendit kandidat duke shprehur besimin se me reformat dhe progresin e prekshëm që ka arritur Shqipëria këtë herë Evropa do të marrë vendimin e duhur duke e pranuar vendin tonë në gjirin e saj. “Objektivi ynë kombëtar është marrja e statusit, por kjo do të sjellë përfitime si për Shqipërinë, ashtu edhe për BE-në duke pasur parasysh vlerat unike të vendit tonë në harmoninë e besimeve fetare dhe dialogun ndërkulturor”, ka thënë Topalli. /Start/
2012-09-20 15:45