PDIU: Greqia po elektrizon marrëdhëniet fqinjësore
Sipas kësaj partie, ky është qëndrim i papranueshëm që nuk përputhet në asnjë rast me parimet bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Një marrëveshje e tillë nuk ekziston për aq sa nuk është ratifikuar nga të dyja vendet. Tendenca e ministrit grek për të deklaruar se një marrëveshje e tillë ekziston, elektrizon marrëdhëniet dypalëseh dhe tregon se Greqia tenton të fsheh interesat e saj irredentiste ndaj territorit shqiptar. Na vjen mirë se boshti i deklarimeve të zotit Panariti ditëve më parë i Komisionit të Jashtëm të parlamentit ishte vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vendim që sipas tij “është i prerë dhe pikë referimi për negociatat e ardhshme”. Ne duam të besojmë se kështu do të jetë në rast negociatash me fqinjin tonë jugor”, thuhet në reagim.
PDIU-ja thotë se Greqia po luan me një skenar tjetër, atë të faktit të kryer. “Greqia ka filluar kërkimin e naftës në Jon, dhe për herë të parë në Gazetën Zyrtare greke është botuar harta e zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë. PDIU pyet: mbi bazën e kujt e ka bërë Greqia një përcaktim të tillë, nëse s’ka asnjë marrëveshje të ratifikuar me Shqipërinë? Në cilat koordinata po bëhen kërkime dhe pse në vitet 1994, ishte Shqipëria që kërkonte naftë në Jon? Nëse Greqia po zhvillon kërkime në Jon, atëherë negociatat s’do kenë ndonjë vlerë praktike. Greqia kërkon të na vendosë para faktit të kryer, ku hapësira e veprimit tonë shtetëror është e kufizuar, vetëm tek mjetet gjyqësore ndërkombëtare. Shqipëria duhet të kërkojë urgjentisht në mënyrë publike sqarime Greqisë, për vendndodhjen e punimeve kërkimore, para se të kryhet takimi i ministrave të jashtëm të Shqipërisë me atë të Greqisë në Athinë në tetor”, thuhet më tej.
PDIU-ja megjithëse pjesë e koalicionit, i kërkon qeverisë që të informojë publikisht qytetarët lidhur me hapësirën ku po kërkon Greqia dhe a cenon kjo të drejtat tona të kërkimit në det. /Start/
2012-09-20 15:35