E Shtunë, 31 Tetor 2026

Librazhd, alkooli i merr jetën 50-vjeçarit

 Policia lokale bëri me dije se viktima është shtetasi Sadik Menalla, rreth 50-vjeç, banues në fshatin Kokrem. Trupi i pajetë u pikas nga kalimtarë të rastit poshtë një ure.

“Nga informacionet e grumbulluara për këtë shtetas, rezulton se ishte përdorues i pijes alkoolike dhe paraprakisht mendohet se vdekja e tij ka ardhur si pasoje e konsumimit te tepërt të alkoolit. Trupi i pajetë u dërgua ne morgun e qytetit Elbasan, ku do te kryhet këqyrja e tij me qëllim për të përcaktuar saktë shkaqet e vdekjes”, bën me dije policia. /Start/

                                                                                             2012-09-20 10:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›