Gaiani: Kreu i ri i shtetit, zgjidhja është në Kushtetutë
TIRANË- Ndonëse kanë ngelur më pak se katër muaj deri në zgjedhjen e kreut të ri të Shtetit dhe partitë politike kërkojnë konsensusin duke synuar votën për kandidatët e tyre, diplomatët e huaj bëjnë thirrje për lexim të qartë të Kushtetutës.
Këtë herë është ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani i cili thotë se Kushtetuta jep rregulla të qarta për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Në një prononcim të djeshëm për “Albanian Screen” ai tha se “bëhet fjalë për një çështje ekstremisht komplekse. Figura e Presidentit të Republikës është një figurë e rëndësishme. Është një figurë që siguron përfaqësimin e vendit dhe ka funksione shumë delikate.
Kushtetuta jep rregulla të qarta për zgjedhjen e Presidentit. Uroj të zgjidhni figurën më të mirë për këtë funksion të lartë”, u shpreh diplomati. Ambasadori Gaiani ka ftuar mandej politikanët shqiptarë të votojnë ligjin për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)