PBDNJ ikën nga PS, Dule: Të hapur për partinë e Bamir Topit
TIRANË- Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule është shprehur dje, i hapur për një bashkëpunim me partinë e re që pritet të krijojë Presidenti Topi. “Nëse Poli i Qendrës do të krijojë hapësira, të cilat do t’u shërbejnë interesave strategjike të vendit, që nuk janë të tjera veç ato integruese, me një ritëm të ri dhe me një motivim mbarëshoqëror, sigurisht që partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut nuk mund të refuzonte kontributin e vet në këtë drejtim”,- u shpreh Dule, në një për një media.
Ndërsa në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai shprehet kritik ndaj qëndrimit të PS-së, duke thënë se PS po shikon vetëm interesat e saj të ngushta, pa përfshirë aleatët.
“Nuk ka asnjë marrëveshje që të angazhojë PBDNJ-në, por besoj asnjë forcë tjetër politike të opozitës. Marrëveshja jonë me PS-në ka përfunduar me zhvillimin e zgjedhjeve në vitin 2009-të. Por, kjo nuk do të thotë se nuk ka shumë aspekte, disa prej të cilave strategjike, që na lidhin me PS-në dhe këto kanë të bëjnë me qëndrimin tonë opozitar ndaj qeverisë dhe qeverisjes”,- deklaroi Dule për Gazeta Shqiptare.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)