Statusi i të verbërve e invalidëve, Oketa: Votova PRO interesit qytetar
TIRANË- Deputeti, Gazmend Oketa, i larguar nga Partia Demokratike, në profilin e tij në Facebook sqaroi dje, votën e tij kundër pr/ligjit për statusin e të verbërve dhe personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Duke marrë shkas nga shkrimet në media të ndryshme z.Oketa e komentoi qëndrimin e tij kundër nismave të qeverisë si “një votë pro interesit të qytetarëve”.
Ai ka ftuar mediat por edhe miqtë e tij të shohin “gotën jo gjysmë bosh, por gjysmë PLOT”. Oketa sqaron se vota kundër pr/ligjeve ishte “Pro” interesave të qytetarëve. Vendimin për votën e tij ai tha se e kishte marrë pasi kishte takuar drejtuesit e shoqatave të këtyre kategorive sociale dhe kishte vendosur të mbështeste kauzën e tyre, duke votuar pro interesave të tyre. “Dje (të enjten) në Kuvendin e Shqipërisë janë votuar dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me statusin e të verbërve dhe personave paraplegjikë e tetraplegjikë. Shtypi e ka komentuar votën time të djeshme lidhur me këto dy projektligje.
Nga këndvështrimi mediatik, titulli: ‘Oketa, voton kundër’ ndoshta bën më tepër lajm. Por, në fakt nuk është kështu. Unë kam votuar PRO. Kam votuar PRO mbrojtjes së interesave të atyre personave të cilët kanë nevojë për mbështetje, ndoshta më shumë se cilido tjetër. Gjatë javës së shkuar, jam takuar me drejtuesit e shoqatave që ata kanë, i kam dëgjuar dhe më pas kam vendosur t’i mbështes me votë. Mendoj se ka ardhur koha t’i shohim gjërat nga ana pozitive. Pra, unë kam votuar PRO interesave të qytetarëve, të cilët duhet të jenë të parët. Dhe vota ime do jetë gjithmonë, PRO këtyre interesave. Ju ftoj ta shohim gotën jo gjysmë bosh, por gjysmë PLOT”,shprehet Oketa.
(el.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)