E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, Kosova jashtë konferencës për sigurimin e kufijve

SHKUP- Kosova nuk ka qënë pjesëmarrëse në Konferencën për Sigurinë të mbajtur në Shkup të Maqedonisë.

Sipas mediave në vend, Kosova nuk është ftuar të marrë pjesë në këtë takim dy ditor të nëntë ministrave të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë dhe nën patronazhin e presidencës daneze të BE-së edhe pse ekziston tashmë një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, për pjesëmarrjen e saj në forumet dhe takimet rajonale.

Sipas mediave kosovare, Prishtina nuk ka marrë ftesë për të qënë e pranishme në këtë konferencë dhe zëvendës ministri i brendshëm i Maqedonisë, Xhelal Bajrami është justifikuar duke thënë se konferenca nuk është organizuar nga ministria e tij por nga presidenca daneze e BE-së.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›