Kosove Debate mbi ligjin per konfiskimin e pasurise se paligjshme
Perfaqesues te qeverise partive politike dhe shoqerise civile thane se Kosoves i duhet nje infrastrukture ligjore e fuqishme per luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Keto komente bene gjate punimeve te nje tryeze te rrumbullaket mbi bazen ligjore te luftes kunder krimit te organizuar dhe pasurise se paligjshme. Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosoves tha se ligji per konfiskimin e pasurise se paligjshme i cili eshte duke u hartuar duhet te jete i tille qe te mos krijoje mundesi perjashtimi te figura politike dhe shteterore.
Ne te kunderten ne do ti japim mundesi krimit te organizuar do ti japim mundesi korrupsionit dhe do te krijojme lehtesira qe edhe kriminelet te cilet vijne nga rajoni mund te gjejne strehim per te zhvilluar krimin e organizuar per te zhvilluar biznes dhe per te krijuar pasuri te paligjshme tha zoti Kryeziu.
Per Glauk Konjufcen nga levizja Vetevendosje pa vullnet politik ligjet mbeten te pazbatuara. eshtjen e korrupsionit dhe te konfiskimit te pasurise se paligjshme tha ai nuk mund ta bejne ata qe jane bartes te ketyre dukurive.
Politikanet kryesore te Kosoves jane shume te pasur dhe nuk ishin keshtu perpara luftes se vitit 1999. Ata jane pasuruar shume dhe shpejt. Nuk dihet se si jane pasuruar hollesisht dhe konkretisht por dihet me siguri se si nuk jane pasuruar. Ata nuk jane pasuruar nga rrogat e tyre dhe nga te ardhurat e tyre te ligjshme qe i marrin kjo dihet me siguri. Kjo eshte e mjaftueshme per ta kuptuar hendekun mes te ardhurave te tyre te ligjshme dhe pasurise se tyre reale tha zoti Konjufca.
Nderkaq ministri i drejtesise Hajredin Kuqi njeheresh zevendeskryeminister i Kosoves tha se vendi do te kete ligjin per kete ceshtje i cili do te jete gjitheperfshires.
Po ju premtoj publikisht se do ta bejme ligjin qe i respekton standardet nderkombetare dhe qe funksionon ne Kosove. Cilin do draft qe ma bien te bashkerenduar me Eulex-in dhe Ambasaden Amerikane dhe te bashkerenduar me ju une do ta procedoj ne Kuvend. Nuk i frikesohemi asnje ligji por po ju tregoj qe ligji do te vleje edhe per shoqerite civile edhe per qeveritare edhe per opozite edhe per te gjithe ata qe jane vetem qytetare te rendomte. Mos e shihni fotografine me kete ligj te disa personave por ky ligj do te jete per dy milion njerez dhe ketu do te jemi te gjithe do te thoja nen llup dhe une jam i bindur qe nje gje te tille do ta bejme tha zoti Kuqi.
Ne Raportin e fundit te Transparency International Kosova radhitet e fundit ne rajon me shkallen e korrupsionit. Ajo ndodhet ne vendin e 112 me nje note prej 2.9 ne nje vleresim qe fillon nga zero deri ne dhjete.
Muajin e kaluar presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga themeloi Keshillin Kombetar Kunder Korrupsionit i cili synon sic thuhet te bashkerendoje veprimet per parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe do te identifikoje dhe bashkerendoje veprimet ne perkrahje te zbatimit te strategjise kombetare ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dukuri keto qe e kane vene Kosoven shpesh ne raporte te organizatave te rendesishme nderkombetare.