E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi premton ujë gjatë verës

Këto ditë kanë përfunduar punimet në zonën e Kodrës së Priftit në kryeqytet, ndërsa në fillim të muajit korrik do të nisin investimet në zona të tjera të kryeqytetit duke i dhënë zgjidhje të gjithë rrjetit të ujësjellësit në kryeqytet. Njëkohësisht këtë muaj do të kryhen punime dhe në disa zona të tjera të Tiranës, në Unazën e Re, Allias apo dhe në zonën e Porcelanit. 

Drejtori i UKT-së, Sehit Dollapi thotë se punimet në këto zona mund të sjellin më pak ujë në çezmat e banorëve, por ato do të zgjasin vetëm pak ditë.  Ndërkaq drejtoria e ujësjellësit sqaron se gjatë verës janë marrë të gjitha masat që të mos mungojë uji. Njëherësh Dollapi ka rikujtuar qytetaret debitorë se duhet të paguajnë, faturat, pasi nuk do të falet askush dhe se do të penalizohen, tashmë jo vetëm më ndërpreje të furnizimit me ujë, por dhe me gjoba.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të lidhin kontratat në mënyrë që të vendoset një marrëdhie korrekte midis ndërmarrjes dhe qytetarit. /Start/

                                                                                             2012-06-13 15:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›