Gajtner,do paraqesë në Senat planet për krizën

Sekretari amerikan i Thesarit do të paraqesë nesër planet e administratës Obama për të frenuar recesionin dhe për ta vënë përsëri në lëvizje ekonominë. Timothi Gajtner pritet të paraqesë strategji të reja për të zhbllokuar kreditin bankar si dhe do të sugjerojë mënyrat se si të shpenzohet pjesa e mbetur e paketës së shpëtimit financiar prej 700 miliard dollarësh të miratuar vitin e kaluar nga Kongresi. Shtetet e Bashkuara po përballen me një nivel të lartë papunësie dhe një recesion që sa vjen e thellohet. Presidenti Barak Obama ka propozuar shpenzimin e fondeve të tjera prej rreth 800 miliard dollarësh për të shmangur mbylljen e vendeve të tjera të punës, për të shpëtuar bankat dhe për të nxitur rritjen ekonomike afatgjatë. Senatorët pritet të votojnë rreth planit në ditët e ardhëshme.