Galeria “Zenit” ekspozon artin pamor të 2009-s
Ekspozita me artistët më të talentuar të vitit që lamë pas realizohet për të gjashtin vit radhazi nga kjo galeri. “Ë-ndërrimi i viteve” titullohet ekspozita, që hapet çdo vit në momentin e ndërrimit të viteve në orën 00:00, dhe zgjat plot 3 javë. Ky ekspozim vjen si një retrospektivë e vitit që kalon. Edicioni i gjashtë i ekspozitës retrospektive “Ë-ndërrimi i viteve” përbëhet nga punimet artistike të Artur Tashkos, Artan Shabanit dhe të katër artistëve italianë Stefano Romano, Francesco Pedrini, Andrea Naciarriti dhe Claudia Losi, pjesë e ekspozitës “4 ëays to ...”, të cilët morën pjesë në eventin satelit të Bienales së Tiranës këtë vit. Një veçori e këtij ekspozimi është dhe mbushja e boshllëkut që ekziston për fushën e artit në ditët e para të vitit. Në kohën kur të gjitha galeritë e tjera gjenden të mbyllura, "Zenit" i ofron emigrantëve shqiptarë, por edhe të huajve që vizitojnë Shqipërinë, dritaren e artit të vitit të shkuar.