Kosova të mos mbetet jashtë kornizës së integrimeve
Fyle thekson se ky dialog do ketë perspektivë afatgjate, dhe Kosova ka shume punë dhe shumë detyra për të përmbushur në këtë drejtim. Sipas tij, hapi më i rëndësishëm në raportet mes Brukselit dhe Ballkanit Perëndimor është vendimi për liberalizimin e vizave me vendet e rajonit.
Fyle pranoi se uniteti i Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën nuk është ideal për shkak të mungesës së konsensusit lidhur me statusin, mirëpo u shpreh pozitiv për unitetin që ka tërë BE-ja në angazhimet ndaj Kosovës.
Shtefen Fyle i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve të Parlamentit Evropian, pasi këtë javë po bëhen seancat dëgjimore të të gjithë komisionerëve të propozuar.