Galiani: Berluskoni u jep liri trajnerëve
Pak pasi Silvio Berluskoni përsëriti besimin e tij tek brazilianët Leonardo dhe Ronaldinjo, sot administratori i deleguar Galiani rikthehet të flasë mbi derbin e të shtunës së kaluar dhe mbi gabimet e supozuara të teknikut. "Presidenti i mbështet të gjithë dhe i lë trajnerit më tepër liri në krahasim me presidentët e tjerë. Në publik kjo nuk do të thotë shumë, por në marrëdhëniet private është një mbështetje e madhe,”- tha Galiani.
Drejtuesi kuqezi ka nënvizuar më pas se Milani është skuadra që ka ndërruar më pak trajnerë në Itali vitet e fundit. Në prag të sfidës gjigande me realin e Madridit për Ligën e Kampionëve, Galiani flet edhe për derbin e humbur të së shtunës: “Nuk ka për t’u bërë asnjë proces,”– ka qartësuar Adriano Galiani, i cili dje ishte në Milanelo për të analizuar humbjen dhe sidomos vonesën në zëvendësimin e Sedorfit.
Sigurisht që humori i ekipit të Milanit nuk është ndër më të lartët: “Humori i skuadrës nuk është në maksimum. Pa dyshim që akuadrat vlerësohen nga rezultatet, por unë kam besim se kemi një ekip të kompletuar në të gjitha repartet.”