E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: Largimi nga Liverpooli, i vështirë

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, ka folur për largimin e tij nga Liverpooli ku kishte qëndruar pesë vite, duke e konsideruar largimin si të vështirë, mirëpo si diçka që duhej të ndodhte. "Largimi nga Liverpooli ishte një vendim shumë i vështirë për mua. Pas pesë vitesh, mendoj se kam qenë shumë me fat që kam përjetuar mbrëmje të bukura në Anfield".
"Kam përjetuar mbështetjen e tifozëve më të mirë në botë dhe u jam shumë falënderues dhe gjithmonë do t'i kem në mendjen time". "Verën e kaluar, klubi më propozoi që mund të shitesha për të transferuar lojtarë të rinj, dhe kjo ishte e vështirë për mua. Mirëpo e pranova si një profesionist dhe ai moment ndryshoi mendjen time, dhe mendoj se nga ai moment ishte koha për një ndryshim", ka thënë spanjolli për "Sky Sports News".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›