E Diel, 1 Nëntor 2026

Lilaj - Januzi: Fitore kundër AzerbajxhanitNdaj azereve për eliminatoret e Europianit 2009 barazuam 1-1 në Baku dhe 0-0 në Vlorë

Publikoje ne:

Shqipëria e “vogël”, ajo U-21, synon të marrë ndaj Azerbajxhanit U-21 pikët e para në eliminatoret për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011, pas dështimit të dyfishtë me Skocinë. Lojtarët e shohin me optimizëm ndeshjen kundër azerëve, një kundërshtar i njohur për trajnerin Artan Bushati, ndaj të cilëve për eliminatoret e Europianit 2009 barazuam 1-1 në Baku dhe 0-0 në Vlorë. Ndërsa Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje, ato me Skocinë, për Azerbajxhanin sfida në “Niko Dovana” është e para.

I NJEJTI NIVEL
“Me Skocinë dhamë maksimumin tonë, por ishte një kundërshtar i fortë. Nuk shpresonim ndonjë gjë të madhe. Me Azerbajxhanin kemi objektivat tona për të fituar. Është një ekip i nivelit tonë”, - tha për televizonin “Vizion Plus” nga rezidenca e hotel “Leonardo”-s në Durrës, mesfushori i Tiranës, Sabien Lilaj, një nga pesë lojtarët e thirrur nga bardheblutë, së bashku me Ditmar Bicin, Migen Metanin, Blerti Hajdarin dhe blerjen e re të 24-herë kampionëve, Erando Karabecin, ky i fundit në dy ndeshjet miqësore kundër Gjeorgjisë e Maltës, respektivisht shënoi një gol kundër gjeorgjianëve dhe humbi penallti ndaj maltezëve.

E TREGON FUSHA
“Besoj se jemi më të fortë se azerbajxhanasit, por në fushën e futbollit nuk i dihet. Do të japim maksimumin për të nxjerrë një rezultat sa më të mirë, pasi është një ndeshje kualifikuese. Është me rendësi për ne”, - tha Ahmed Januzi, lojtari i vetëm i thirrur nga kampionatet e huaja nga ana e teknikut Bushati. Sulmuesi i Vorskla Poltavës në Ukrainë shënoi golin e vetëm të Shqipërisë në humbjen 1-2 me Maltën.

DY HUMBJE
Takimi kundër Azerbajxhanit, i vlefshëm për Grupin 10, do të zhvillohet ditën e shtunë, më 5 shtator në stadiumin e qytetit të Durrësit, “Niko Dovana”, në orën 16:30. Në takimet e para ekipi Shpresa humbi në përballjen e dyfishtë me Skocinë: 0-1 në Elbasan dhe 5-2 në Falkirk. Dy golat e Shqipërisë u shënuan nga Jahmir Hyka dhe Emiljano Vila. Shqipëri-Azerbajxhan do të gjykohet nga gjyqtarë nga San Marino  me kryesor Stefano Podeski. Ndihmës të tij janë Manuel Xhustin dhe Gabriele Rosin. Delegat i UEFA-s është maltezi Emanuel Zamit, që luan rolin edhe të vëzhguesit të arbitrave.

GRUPI 10
NDESHJET E SHQIPËRISË

Shqipëri-Skoci         0-1
Skoci-Shqipëri        5-2
Shqipëri-Azerbajxhan     05.09.2008
Austri-Shqipëri        09.09.2008

SKUADRAT        Nd    F    B    H    Pikë
Skocia        2    2    0    0    6
Bjellorusia    1    1    0    0    3
Azerbajxhani     0    0    0    0    0
Austria        1    0    0    1    0
Shqipëria        2    0    0    2    0

E Merkure, 02 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›