E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Zgjedhjet në Shqipëri, më të mirat

“Zgjedhjet e fundit parlamentare ishin më të mira se ato të viteve të kaluara, megjithëse pati sërish parregullësi”, tha Rehn para komisionit të jashtëm në Parlamentin Evropian.

Rehn tha gjithashtu, se procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë Hercegovinën do të nisë brenda vitit 2010. Rehn tha se nëse këto dy vende do të ndërmarrin reforma, atëherë vizat për qytetarët e këtyre dy vendeve do të hiqen brenda vitit të ardhshëm.

 “Ne kemi si qëllim, që Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina të ndjekin rrugën e fqinjëve të tyre sa i përket liberalizimit të vizave. Nëse ata vazhdojnë reformat dhe plotësojnë kushtet, Komisioni Evropian mund të bëjë një propozim në mes të 2010-ës dhe kjo do të ndikojë shumë pozitivisht në jetën e banorëve të këtyre vendeve”, tha Rehn për gazetarët në Bruksel.

Komisioneri Rehn tha gjithashtu se kusht kryesor për qytetarët e këtyre dy vendeve janë pasaportat biometrike. Për sa i përket aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat, komisioneri tha se Komisioni Evropian është i gatshëm të nisë përgatitjen e opinionit, sapo Këshilli Evropian ta kërkojë një gjë të tillë, pasi të ketë marrë për shqyrtim kërkesën e Shqipërisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›