E Diel, 1 Nëntor 2026

Kristaq Mile, trajneri i ri i ShkumbinitTekniku i njohur beratas do të pasojë Gugash Maganin

Publikoje ne:

Kristaq Mile është trajneri i ri i Shkumbinit. Lajmi u zyrtarizua për televizionin informativ “Ora News” nga sekretari i klubit peqinas, Astrit Isai.

TRAJNER KARRIERE
Tekniku i njohur beratas do të pasojë Gugash Maganin, ky fundit dha dorëheqjen pas barazimit të Shkumbinit me Gramozin(0-0)në Ersekë dhe humbjes me Besën (1-2) në Peqin, që kondicioni dhe largimin e legjendës së qytetit të vogël. Mile, së fundi në Superligë ka drejtuar Teutën (ia doli ta mbajë në Kategorinë Superiore në edicionin 2007-2008), por në karrierën si teknik të ish-futbollistit të famshëm janë dhe klube si Tomori, Bylis e Lushnja.

Skeda
Kristaq Mile
Mosha: 51 vjeç
Statusi: I martuar me 3 fëmijë

Si futbollist:
Me Shkëndijën 1975-1977, me Tomorin 1977-1988, me Skraparin 1988-1989.

Me Kombëtaren: 8 ndeshje
I aktivizuar me të gjitha kombëtaret e moshave, U15-U21.

Si trajner: 1990-1993 ekipin U-21 vjeç të Tomorit, me Tomorin (vitet 1993-2003, 2005-2007, 2008-2009) me Bylisin (2003-2004,  Lushnjën 2004-2005 dhe Teutën (2007-2008).

E Merkure, 02 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›