E Diel, 1 Nëntor 2026

Lojërat e fatit,masa të rrepta ndaj të rinjve nën 18-vjeç

Projektligji i ri "Për lojrat e fatit", parashikon që çdo subjekt i këtyre lojërave të gjobitet me 1 000 000 lekë, për punësimin e të rinjve nën moshën 18-vjeç ndërkohë që po kaq do të jetë shuma që do të gjobitet edhe çdo person që gjendet në këto mjedise poshtë kësaj moshe.

Në projektligjin e ri parashikohet që në rast të mbylljes së sallës organizatori duhet të depozitojë, përveç kërkesës pranë Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, edhe një vërtetim nga organet tatimore se nuk ka detyrime të pashlyera nga organet tatimore.

Zëvendësministri i Financave, Alfred Rrushaj, që mbrojti draftin në Komision, tha se biznesi i lojrave të fatit është një industri pothuajse informale. Sipas tij, projektligji përveçse liberalizon tregun, edhe frenon përhapjen masive të këtij aktiviteti."Lojëra fati" janë lojërat ku pjesëmarrësit paguajnë një shumë të caktuar dhe u jepet mundësia e fitimit në para sende apo të drejta të tjera, ku faktori fat ka ndikim të drejtpërdrejtë si në fitimin, ashtu edhe në humbjen e pjesëmarrësit në secilën lojë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›