E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: “Shevçenko është i paprekshëm”



Gazeta madrilene “Marca” pretendoi se Andrij Shevçenko, i cili u bashkua me Milanin nga Çelsi gjatë kësaj vere, është shumë afër kalimit në Primera Division për të zënë vendin e Rud van Nistelroit të dëmtuar. Gjithsesi, Galiani pohoi se nuk ka asnjë mundësi që sulmuesi të largohet nga Milano në merkaton e janarit. “Teknikisht operacioni nuk mund të kryhet, pasi nuk lejohen dy transferta brenda një sezoni”, - tha shefi i Milanit për Datasport.it. “Sidoqoftë, Shevçenko nuk do të lejohet të largohet. Ai është i paprekshëm dhe ai dëshiron të luajë për ne”. Administratori i Milanit foli edhe për përplasjen midis rivalëve të përjetshëm e që nuk shkojnë kurrë me njëri-tjetrin, Interit e Juventusit. “Është një ndeshje e pasigurt. Rezultati ideal për ne nuk ka të bëjë me kontekstin se cili ekip do të marrë pikët”. Milani ndodhet vetëm një pikë pas Interit dhe dy më shumë se bardhezinjtë e Juventusit. Një barazim midis Interit e Juves do të ishte rezultati ideal për kuqezinjtë.

Murinjo kritikon Serinë A

Hoze Murinjo shprehu hapur mendimin e tij në lidhje me kampionatin italian të Serisë A. Madje nuk ka ngurruar të shprehë kritikat e tij në lidhje me krizën që po kalon futbolli i vendit fqinjë. Portugezi i bëri të njohura vlerësimet e tij gjatë një ceremonie ku teknikët e Serisë A asistuan në dhënien e çmimit “Pankina e artë” për sezonin 2008-2009, një çmim i fituar nga ish-trajneri i Interit, Roberto Mançini. Replika e parë ishte ajo e Valter Zengës, që tashmë drejton Katania pas një xhiroje të gjatë nëpër botë. “Kur kam qenë jashtë Italisë kam parë shumë ndeshje të kampionatit tonë. Futbolli ynë transmetohet edhe nga Al Xhazira. Ndoshta televizionet e huaja u pëlqejnë më shumë ndeshjet angleze e spanjolle, pasi janë më të shpejta dhe kanë më pak ndërprerje të lojës. Personalisht jam i bindur se ndeshjet e kampionatit tonë janë ato më të vlerësuarit”. Edhe Luçiano Spaleti ishte në të njëjtën gjatësi vale. “Unë jam i bindur se në kampionatin tonë ka ndeshje të bukura”. Edhe Roberto Mançini, fituesi i çmimit “Pankina e artë”, tha: “Ndoshta është nënvlerësuar shumë me atë që vlen. Por nuk mund t’i kemi të gjitha. Kampionati ynë është i ekuilibruar, por ndonjëherë mungon spektakli”.

Lotito: “Ekipi më i mirë humbi”

Lacio e Igli Tares humbi 1-0 me Romën në derbin e kryeqytetit italian, por presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, mendon se ekipi i tij nuk e meritonte rezultatin. Golin e vetëm e shënoi Hulio Baptista me një goditje të bukur me kokë në pjesën e dytë, teksa Kristian Ledesma i Lacios u ndëshkua me karton të kuq. “Unë e kam thënë gjithmonë se futbolli përfshin edhe incidentet e vogla”, - tha Lotito për radion italiane “Kiss Kiss”. “Në 50 për qind të ndeshjeve rezultati vendoset nga disa faktorë të veçantë. Kundër Lacios, për shembull ne duhet të merrnim një rezultat ndryshe, por disa faktorë nuk ishin realisht në favorin tonë. Lacio luajti një futboll të madh, sidomos në pjesën e dytë. Ne treguam se ne nuk jemi inferior ndaj çdo takimi. Ne mund të luftojmë kundër çdo ekipi. Ne kemi nevojë të jemi më racionalë përballë portës”. Lacio ndodhet në vendin e pestë, me pesë pikë më pak se Interi kryesues.

Zamparini: “Futbolli italian, pa vlera”

Presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini, hodhi poshtë zërat që e shihnin sulmuesin brazilian të Interit të huazuar te ekipi i tij gjatë merkatos së janarit të ardhshëm. Zamparini sulmoi futbollin italian për vlerat sportive të tij, duke pohuar se nuk ka aspak krahasim me kulturën e futbollit anglez. “Futbolli është një sport vlerash, por jo këtu në Itali”, - deklaroi presidenti i Palermos në emisionin “Replay”. “Unë e dua futbollin anglez, pasi e respekton sportin dhe lojtarët”. Në lidhje me Adrianon, Zamparini tha se e pëlqente si lojtar, pasi ai ka një rrogë shumë të lartë, më shumë se 1.2 milionë euro.

18 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›