Ronaldo: “Unë jam më i miri në botë”
Superylli portugez, Kristiano Ronaldo, është një nga favoritët kryesorë për të fituar trofeun më prestigjioz për një futbollist, “Topin e artë”. Gjithsesi, anësori i Mançester Junaitid pranoi se dhe lojtarë të tjerë janë në garë. Gjatë një interviste për gazetën braziliane “O Estado”, Ronaldo deklaroi se ai dëshiron ta fitojë trofeun dhe gjithashtu do të përpiqet të bëjë një fushatë të mirë gjatë kësaj kohe që ka mbetur. “Unë jam i pari, i dytë dhe i treti lojtar më i miri në botë. Por ka dhe të tjerë kandidatë të mirë si Kaka, Mesi dhe Fernando Torres”, - tha Kristiano Ronaldo. “Unë mendoj se kam bërë gjithçka që ka qenë e nevojshme për ta fituar dhe unë dëshiroj të bëj akoma. Qëllimi im është të fitoj gjithçka është përballë meje”. Legjendari Pele e lavdëroi shumë Ronaldon si lojtar. “Kjo do të thotë shumë për mua. Ai është një lojtar i madh dhe është një ndjenjë speciale të fitosh lëvdatat e një njeriu si Pele”, - vazhdoi ai. Në prag të ndeshjes së të mërkurës, Brazil-Portugali, Ronaldo tha se “Seleçao” ka futbollistë të mëdhenj dhe se ai mendon se gjërat do të shkojnë shumë mirë për Brazilin. “Pa asnjë dyshim ka lojtarët më të mirë në botë dhe një ekip të shkëlqyer, edhe pse në ndeshjet e fundit ka bërë disa rezultate negative”.
Seanca e parë e Kombëtares, mungojnë Duro e Hidi
Kombëtarja kreu seancën e parë stërvitore në Baku të Azerbajxhanit, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren ndërkombëtare të 19 nëntorit. Në urdhrat e holandezit Ari Han mungonin vetëm Klodian Duro e Isli Hidi, të cilët mbërritën në orët e vona nga Qipro, për shkak të impenjimeve. Sipas burimeve pranë Kombëtares, stërvitja e kryer në stadiumin e Interit të Bakut kaloi shumë mirë e pa probleme. Edhe pse Shqipëria është ndeshur tri herë më parë me Azerbajxhanin (tre fitore), kjo është hera e parë që luhet në vendin e largët europian.
Presidenti i Juves: “Duam fitore ndaj Interit”
Presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhilji, pranoi se ekipi i tij është gati t’i japë një mësim të hidhur rivalëve të Interit të shtunën e ardhshme. Bardhezinjtë do të udhëtojnë në “San Siro”, në një formë të jashtëzakonshme pas shtatë sukseseve dhe dëshirojnë të jenë në krye të Serisë A nëse do të fitonin kundër Interit. “Juventusi është i freskët, vjen pas një serie fitoresh dhe grupi është përmirësuar gjithmonë”, - tha Xhilji për “Gr Parlamento”. “Ne jemi gati ta mundim Interin dhe unë mendoj se ne i kemi cilësitë e nevojshme për t’i luftuar ata. Si një tifoz dhe president i Juventusit, unë nuk mund t’i ndihmoj, por dua të them se është e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje”. Juventusi ndodhet tri pikë pas Interit, që kryeson Serinë A.
Del Piero, më i miri për gjuajtjet e lira
Tifozët e faqes së njohur britanike kanë votuar për Alesandro del Piero si goditësi më i mirë në botë i gjuajtjeve të lira. Italiani i Juventusit me 29.70 për qind të votave la pas emra të mëdhenj si Nakamura, Zhunjino, Ronaldo, Pirlo, Bekam, Shnajder e Rikelme.
SONDAZHI
29.70% Alesandro del Piero
20.79% Shunsuke Nakamura
12.87% Zhuninho Pernambukano
10.89% Kristiano Ronaldo
09.90 Andrea Pirlo
08.91% David Bekam
03.96% Uesli Sneijder
02.97% Juan Rikelme
18 Nentor 2008