Prokuroria: Për Gërdecin janë dhënë më shumë para për 70 objekte
Dhjetëra objekte që u shkatërruan pas
tragjedisë së Gërdecit janë mbivlerësuar,
ku përfitimet i kanë ndarë pronarët
dhe grupet e ekspertëve. Sipas Prokurorisë
së Tiranës, nga verifikimet kanë rezultuar
se janë 70 objekte të vlerësuara
"gabim". Burimet nga akuza thanë se për
70 banesat e mbivlerësuara në Gërdec
do të zgjidhen me short 2 nga çdo 10 prej
tyre, me qëllim rivlerësimin e dëmit, për
të matur sa është shuma e dëmshpërblimit.
"Për 70 rastet abuzive, dëmi rezulton
më i ulët se vlera që qeveria ka
derdhur në lekë nga buxheti i shtetit",
thanë burimet nga akuza. Sipas tyre, në
hetim janë disa grupe ekspertësh nga
Enti i Banesave, Bashkia e Vorës, ALUIZNI
dhe Qarku i Tiranës, që kanë mbivlerësuar
dëmet e shkaktuara me qëllim
që të ndanin paratë me familjet apo bizneset
që kanë përfituar.
Disa ditë më parë, akuza urdhëroi disa
ekspertë të vlerësimit, si dhe dy oficerë të
policisë gjyqësore të shkojnë në fshatin e
tragjedisë për të rikryer ekspertimet e
dhjetëra objekteve, për të cilat ka dyshime
se janë vlerësuar gabim. Hetuesit e çështjes,
pas shumë ankesave dhe denoncimeve,
kanë kontaktuar dy ekspertë të
vlerësimit të dëmeve, për të parë vërtetësinë
e dyshimeve që janë ngritur nga bizneset
dhe banorët e zonës. Dy ekspertët
dhe oficerët e policisë gjyqësore do të
mbledhin denoncimet dhe pakënaqësitë
e banorëve për verifikimin e dëmeve.
Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se
fatura financiare e dëmeve është nxjerrë
nga grupet e ekspertëve, duke përdorur
sistemin e votimit. "Janë pyetur specialistët
që kanë votuar kundër llogaritjes së
pasaktë të dëmit dhe kanë filluar një ekspertizë
për të parë diferencën", thanë dje
hetuesit e çështjes, duke saktësuar se ata
që kanë votuar kundër janë marrë në
punë nga prokuroria. Sipas tyre, ka filluar
procedimi penal për tre ekspertë të Agjencisë
së Legalizimeve (ALUIZNI) dhe një
zyrtari të Bashkisë së Vorës, nën akuzën e
"shpërdorimit të detyrës" gjatë vlerësimeve
për dhjetëra objekte të shkatërruara
plotësisht në Gërdec. Vlerësuesit janë
denoncuar në prokurori nga Policia e Tiranës,
konkretisht nga sektori i antikrimit
ekonomik, i cili prej disa javësh filloi një
"kalim në sitë" të të gjitha materialeve të
nëpunësve të shtetit. Burime nga akuza
kryeqytetase thanë se tashmë disponohen
prova të sakta se personat nën hetim
kanë manipuluar faturën ekonomike të
tragjedisë. Në këmbim të një vlerësimi
më të lartë, ekspertët e ALUIZNI-t dhe
Bashkisë së Vorës, sipas Prokurorisë së
Tiranës, përfitonin ryshfete të majme.
Metodat speciale të hetimit kanë mundësuar
evidentimin e dhjetëra rasteve, ku
nëpunësit e dyshuar për korrupsion bënin
"pazare" me biznesmenët dhe banorët
e shtëpive, për një vlerësim më të
madh se sa vlera reale e dëmeve që u shkaktuan
nga tragjedia e Gërdecit.